Lajme
05.6.2023 08:57
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në video fjalimin e tij nga Beçiqi, ku merr pjesë në takimin e ministrave të BE-së, me rastin e përfundimit të kryesimit të Malit të Zi me Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, porosit se do të dorëzohen rezultate nga ana jonë, por gjithashtu kërkon që edhe BE-ja të jep anëtarësimin në kohën e duhur.
-Rajoni tanimë bëri lëvizje pozitive, tani është koha që integrimi në BE të marrë përmasa të plota. Ka ardhur koha për plan serioz të zgjerimit nga BE-ja. Plan konkret me të cilin BE-ja do të tregojë se është e fokusuar në integrimin evropian të rajonit jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Ne do të japim reforma dhe vendime të vështira, ndërkaq BE-ja do të japë anëtarësimin në kohën e duhur, thotë Mariçiq.
Sa i përket marrjes së kryesimit nga Maqedonia e Veriut me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si një nga forumet kryesore për dialogun rajonal, Mariçiq theksoi se është “vlerë e shtuar për angazhimin tonë për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlerat demokratike dhe prosperitetin ekonomik, me vizion të qartë për të ardhmen e rajonit si plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian”, duke treguar se gjatë kryesimit “Maqedonia e Veriut do të mbetet fuqishëm e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe lidhjeve infrastrukturore, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut dhe funksionimin e institucioneve demokratike”.
Në vazhdim teksti integral i video fjalimit të Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Mariçiq:
“Në takimin e sotëm të ministrave të vendeve të BE-së pjesëmarrës në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Beçiqi, dërguam mesazh të qartë se Ballkani Perëndimor gjatë ka pritur për perspektivë të caktuar evropiane, me kornizë kohore të qartë për zgjerimin e ardhshëm të BE-së.
Rajoni ka bërë lëvizje pozitive, tani është koha që integrimi në BE të marrë përmasa të plota. Ka ardhur koha për plan serioz të zgjerimit të BE-së. Plan konkret me të cilin BE-ja do të tregojë se jo vetëm me fjalë por edhe me vepra është e fokusuar në integrimin evropian të rajonit. Ne do të japim reforma dhe vendime të vështira, ndërkaq BE-ja të japë anëtarësimin në kohën e duhur.
Marrja e kryesimit nga Maqedonia e Veriut në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si një nga forumet kryesore për dialogun rajonal, u dha vlerë e shtuar për angazhimin tonë për ndërtimin e shoqërisë së bazuar në vlerat demokratike dhe prosperitet ekonomik me një vizion të qartë për të ardhmen e rajonit si plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian. Gjatë kryesimit, Maqedonia e Veriut do të mbetet fuqishëm e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit tonë ekonomik rajonal dhe lidhjes infrastrukturore, sundimit të së drejtës, drejtave të njeriut dhe funksionimit të institucioneve demokratike.
Na nevojitet vullneti politik dhe përgjegjësia e të gjitha subjekteve politike që të vazhdojmë progresin në negociatat me BE-në dhe për qytetarët e maqedonas të ofrojmë standard më të mirë jetese dhe rritje ekonomike për vendin.
Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, pa dyshim, është investim në paqe dhe sigurinë evropiane, me veprime të përbashkëta ta bëjmë të arritshme dhe reale.
Sot në Beçiqi mbahen dy takime të ministrave të BE-së dhe Ministrave të Punëve të Jashtme, si aktivitete që i japin fund Kryesimit të Podgoricës 2022-2023 me Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ndërkaq zyrtarisht e merr Maqedonia e Veriut nga një korriku.