Lajme
05.6.2023 12:46
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në margjinat e takimit ministror të BE-së të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJ), pati takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu.
Në takim u diskutua statusi i marrëveshjeve rajonale në kuadër të procesit të Berlinit, zbatimi i tyre dhe aktivitetet e radhës të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, për të cilat Zëvendëskryeministri Mariçiq thotë se janë "një hap pozitiv drejt përgatitjes së Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së”.
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në shtoi se bashkëpunimi rajonal është pjesë përbërëse e integrimit evropian dhe kyçe për arritjen e anëtarësimit në BE. Në këtë kontekst, theksoi se për Maqedoninë e Veriut bashkëpunimi rajonal mbetet të jetë një pjesë e prioriteteve të politikës së jashtme dhe se do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.
-Si shtet do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe në mënyrë aktive të punojmë në kuadër të nismave të Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur, nga të cilat përfitime konkrete kanë qytetarët dhe ekonomia maqedonase ", tha Mariçiq.
Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut të bashkëpunimit rajonal dhe njohjen e rëndësisë së marrëveshjeve që u nënshkruan në Samitin e Procesit të Berlinit, nëntorin e vitit të kaluar. Ajo falënderoi Qeverinë e maqedonase për mbështetjen që i jep punës së Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve në Kuvend, me shpresën se ato do të zbatohen plotësisht në të gjitha vendet deri në tetor, kur edhe po planifikohet të mbahet Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit në Tiranë.
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq sot në Beçiqi do të mbajë takim me kolegen e tij nga Shqipëria, Olta Xhaka.