Lajme
01.6.2023 08:45
Sot në qendrën për trajnime në SÇE u mbajt dita informative për tuining. Në ngjarjen morën pjesë përfaqësues nga gati 20 institucione nacionale (ministrore, organe administrative dhe institucione tjera shtetërore). Ngjarja kishte për qëllim ti informoj institucionet nacionale për rezultatet e shfrytëzimit të këtij instrumenti në 20 vitet e fundit, respektivisht nga samiti i Selanikut kur u zgjerua mundësia që vendet e Ballkanit Perëndimor ta shfrytëzojnë këtë instrument.
Tuiningu këtë vit feston 25 vjetorin e ekzistimit të tij (i vendosur në vitin 1998), ndërkaq në Republikën e Maqedonisë së Veriut në 20 vitet e fundit janë realizuar 94 tuining projekte në vlerë prej 81 milion euro. Partnerë të vendit tonë janë Gjermania, Austria, Kroacia, Polonia dhe Italia.
Në ngjarje morën pjesë Evgenija Serafimovska Kirkovski nga SÇE, Françeska Spodola, tuining koordinuese për IPA të vendeve në DG NEAR, Biljana Filipovska Kopevska dhe Blagica Atanasovska nga Ministria e Financave, sektori qendror për tenderim dhe lidhje të kontratave, si dhe Nadica Xherskovska nga Drejtoria fitosanitare dhe Gianluka Governatori, këshilltar rezident tuiningu në drejtorinë fitosanitare.
Në fund u dakorduam se ky instrument edhe më tej siguron vendosjen de kujdesin për partneritete strategjike me vendet anëtare të BE-së në mbështetje të reformave në vendin tonë.