Lajme
31.5.2023 12:30
Sot në Bruksel në skriningun bilateral agjenda e Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe politikat industriale” në të cilën Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në fjalën e tij tha se fokusi i Qeverisë është kahësuar drejt harmonizimit të tregut të BE-së, i cili karakterizohet me konkurrencë dhe inovacione, si dhe masa politike dhe instrumente për uljen e pasojave nga kriza energjetike, të cilët përshpejtuan disa procese reformuese.
-Efektet pozitive që i ngërthen aplikimi i politikave dhe standardeve evropiane në këtë sferë janë në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë maqedonase. Qeveria miratoi plan ambicioz për rritje të përshpejtuar për vitin 2022-2026. Financim i kombinuar dhe rritja e investimeve private janë në thelb të Planit, me disa instrumente të fokusuar kryesisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, horizontalisht të lidhur me agjendën digjitale dhe të gjelbër, tha Mariçiq.
Negociatori kryesor me BE-në iu referua disa reformave kyçe në Kapitullin “Ndërmarrjet dhe politikat industriale” që do t'i ndihmojnë kompanitë maqedonase të arrijnë standardet evropiane dhe të jenë konkurruese. Mariçiq theksoi Planin për Rritje Ekonomike dhe Planin e Veprimit për Politikën Industriale, të cilat i referohen forcimit të konkurrencës së ekonomisë,
internacionalizimit, inovacionit dhe specializimit të mençur. Në këtë drejtim, ai përmendi edhe disa dokumente strategjike, të cilat vënë në fokus ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke filluar nga Strategjia për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme 2018-2023, Plani i Rritjes Ekonomike, Strategjia për Sipërmarrjen e Femrave dhe Strategjia Industriale.
Mariçiq theksoi se Strategjia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmban 10 parimet e Ligjit për bizneset e vogla, me çka konfirmohet përkushtimi i Qeverisë për të harmonizuar politikën për të njëjtat me dokumentet kryesore strategjike të BE-së.
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në Mariçiq thotë se sa më shumë që harmonizohemi me standardet dhe parimet e ekonomive të zhvilluara evropiane, aq më shumë do të kemi investime të huaja dhe vendore, dhe ekonomia maqedonase do të bëhet më konkurruese dhe e qëndrueshme në konkurrencë që e pret në tregun ndërkombëtar.
Si një nga arritjet në këtë fushë, Mariçiq vuri në dukje pjesëmarrjen e Maqedonisë së Veriut në Programin e Tregut të vetëm 2021-2027, duke treguar se planet e përgjithshme të së ardhmes janë që të vazhdojnë me dizajnin dhe zbatimin e masave dhe instrumenteve të politikave në përputhje me parimet e BE-së në politikën industriale me fokus ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përforcimin e kapaciteteve administrative dhe institucionale, ndjekjen dhe vlerësimin e strategjive dhe masave të politikave dhe harmonizimin e mëtejshëm me Direktivën e pagave të vonuara.
Nesër vazhdon skrining takimi për “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale” ndërkaq javën e ardhshme vijon skrining agjenda bilaterale me kapitujt e fundit të Klasteri 3, “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”, Kapitulli 17, “Bashkimi Monetar Evropian” dhe Kapitulli 29, “Bashkimi Doganor".