Lajme
27.5.2023 10:50
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në deklaratë për Televizionin Telma tha se ndryshimet kushtetuese mund të përfundojnë deri në nëntor, nëse të gjitha partitë dhe të gjithë deputetët e kuptojnë rolin e tyre të përgjegjshëm gjatë kësaj periudhe.
-E dimë se procedura në Kuvend zgjat rreth tre deri në katër muaj, mjaftueshëm për të diskutuar dhe miratuar këto amendamente kushtetuese, të cilat janë vetëm shtesë të sistemit ekzistues të mbrojtjes së komuniteteve, tha Mariçiq, duke shtuar se pas kësaj do të jemi në një fazë tjetër, fazë në të cilën do të vazhdojnë negociatat me BE-në, rruga do të jetë e hapur dhe se më nuk priten bllokada.
Zëvendëskryeministri ndan mendimin me Senatorin Marfi dhe iu referua deklaratës së tij se po bëjmë një ndryshim teknik, i cili vetëm serisë së disa komuniteteve i shton disa bashkësi, duke treguar se nga kjo askush nuk mund të dëmtohet dhe se ne nuk guxojmë që kjo fazë vetë ta ndalojmë vetë rrugën tonë evropiane, për shkak të këtij ndryshimi që me konsensus u miratua në grupin e punës.
Mariçiq shprehu kënaqësinë e tij që propozimi u votua unanimisht nga komisioni dhe përshëndeti rezultatin e parë efektiv të grupit të punës, i cili brenda disa javësh, ashtu siç pritej, brenda mandatit të tij të cilin e parashikon korniza negociuese për aderim në BE, përfundoi teksti i nismës për ndryshime kushtetuese.
- Teksti i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë dhe në periudhën e ardhshme diskutimi do të zhvillohet. Presim që në ditët apo javët e ardhshme të jetë në seancën e Qeverisë, kështu që të shqyrtohet kjo iniciativë, ndoshta do të shqyrtohet edhe arsyetimi të forcohet me argumente, edhe pse mendoj se kështu është mjaft solide, tha Mariçiq.
Në pyetjen për kërkesat e tjera nga partitë politike në kuadër të diskutimeve, por edhe publikisht, Mariçiq tha se çdo kërkesë, çdo temë që imponohet është legjitime dhe duhet diskutuar, duke theksuar se “tani është koha që të përfundojmë ajo që është detyrë e menjëhershme nga detyra e kornizës negociuese.
- Nëse duam që të mos zgjatet, të mos zgjasë më shumë se sa duhet, ta përfundojmë këtë vit, ndërkaq do të ketë mundësi që në periudhën e ardhshme, gjatë negociatave me BE-në, në vitet në vijim të rihapet Kushtetuta, në rast se ka nevojë për të, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se nuk është vetëm çështja e "20 për qindëshit" gjuhës shqipe, se disa parti hapën çështjet se sa deputetë duhet të numërojë Kuvendi, si të zgjidhen disa poste publike, statusi i disa komunave, Gjykata Kushtetuese, pozicioni i Ministrit të Drejtësisë në këshillin gjyqësor etj., çështje të cilat sipas tij janë legjitime, por tha se “tani është koha që të përfundojmë detyrimin nga korniza negociuese dhe të vazhdojmë me negociatat me BE”.