Lajme
27.5.2023 10:42
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mori pjesë në panel diskutimin në temë: “Rëndësia dhe roli i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në rrugën drejt BE-së dhe zbatimi i saj në raport me komunitetet pakicë”, ku tha se ajo që kemi bërë në dy dekadat e fundit me Marrëveshjen Kornizë, është vlerë e madhe dhe kontribut pozitiv, me të cilin hyjmë në negociatat me Bashkimin Evropian.
- Atë që ne kemi tejkaluar 22 vjet më parë, sot duket e pamundur në rajon, prandaj për Evropën, përfshirë edhe BE-në, konsiderojmë histori suksesi nga e cila mund të mësojnë të tjerët.
Koncepti i Kushtetutës sonë, sipas Marrëveshjes Kornizë, ndihmon edhe në negociatat me Bullgarinë, duke i bërë kërkesat bullgare në një kornizë më racionale, duke krijuar kushte që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë sipas kornizës që kemi tani, tha Mariçiq, duke theksuar se nuk është diçka që do të bëjë turbulencë apo ndryshim të asaj që kemi tani, shtimi i disa komuniteteve të tjera në Kushtetutën tonë.
Ai theksoi se Marrëveshja Kornizë është e vetmja përpjekje e suksesshme diplomatike brenda Jugosllavisë së mëparshme të BE-së dhe SHBA-së, e cila është kurorë e përpjekjeve diplomatike dhe një nga shtyllat e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
- Është shumë e rëndësishme që kemi kuptuar se Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe mënyra se si funksionon me të gjitha avantazhet dhe mangësitë e saj, veçanërisht me kohezionin që mundësoi në shoqëri, është një model të cilit mund t'i referohemi seriozisht dhe ta ndajmë si model i suksesshëm i menaxhimin e identiteteve etnike dhe kulturore, theksoi Mariçiq.
Në kuadër të negociatave me BE-në, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me BE-në tha se kemi një proces të përgatitjes së Udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës, ku përfshihet edhe Plani i veprimit për mbrojtjen e pakicave, në të cilin do të përcaktojmë masat për përforcimin e mbrojtjes së pozitës së çdo lloj pakice, jo vetëm të atyre etnike, duhet ta bëhet agjenda jonë politike në atë plan deri në anëtarësimin në BE.
Në fund të fjalës së tij, Mariçiq tha se është shumë e rëndësishme që Marrëveshja Kornizë e Ohrit të mos mbetet në atë formë të marrëveshjes, por të jetë një koncept i gjallë politik.
- Mendoj se ky është kyçe të asaj që bëjmë dhe të asaj që punojmë. Filluam para disa vitesh me konceptin "Një shoqëri për të gjithë", i cili duhet të zëvendësojë titullin Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe ta përkthejë atë në atë koncept politik, sepse Marrëveshja Kornizë e Ohrit është e përkthyer në një koncept institucional përmes Kushtetutës, institucionet por edhe mënyra se si ata funksionojnë, mënyra se si funksiono Kuvendi, këshillat lokale etj., tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se qëllimi i këtij akti politik është që të gjithë të ndihen të barabartë dhe Maqedonia e Veriut të jetë shtëpi për të gjithë ashtu siç ka qenë me vite e shekuj dhe se Qeveria e ka mirëkuptimin e madh për këtë koncept politik.
Në panel diskutimin mori pjesë edhe deputeti Shkrijelj, e cila iu referua rëndësisë së Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive, si trup punues i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ka rol të madh, por edhe përgjegjësi në realizimin e të drejtave të përgjithshme dhe të veçanta të komuniteteve.
- Me këtë Komisioni ka rol dhe kontribut të madh në zhvillimin e dimensionit multikulturor dhe multietnik të shoqërisë maqedonase, të bashkëjetesës reale dhe respektimit të diversitetit të të gjithë qytetarëve, dhe me këtë edhe përforcimin e demokracisë parlamentare, tha deputeti Shkrijelj.
Zëvendësministri për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Xhabir Doko, shtoi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit është një nga momentet kyçe historike të vendit tonë dhe shembull se si mund të zgjidhen krizat dhe të hapërohet në paqe dhe stabilitet.
Në panel diskutimin e organizuar nga Asociacioni për Rini, Demokracia dhe të Drejta të Njeriut UFUK-Shkup morën pjesë edhe Ismet Ramadani, kryetar i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandar Bajdevski, Zëvendësministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.