Lajme
25.5.2023 08:43
Në kuadër të vizitës së punës në Lubjanë, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq mbajti takim me Sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane, drejta ndërkombëtare dhe mbrojtja e interesave në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Marko Shtucin.
Në takim, Zëvendëskryeministri Mariçiq iu falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të cilën Sllovenia ia jep Maqedonisë së Veriut në procesin euro-integrues dhe përkushtimin e saj të fuqishëm në zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
-Medoemos në agjendë lartë ta mbajmë temën e Ballkanit Perëndimor, perspektiva evropiane e rajonit është në interes edhe të stabilitetit të BE-së, tha Mariçiq duke shtuar se pret që procesi i ndryshimeve kushtetuese të jetë i suksesshëm dhe ta mbajmë vazhdimësinë e procesit të negociatave me BE-në.
Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi për statusin e procesit të ndryshimeve kushtetuese. Në këtë drejtim Shtucin theksoi se tani për Maqedoninë e Veriut koha është faktor i rëndësishëm dhe se deri në fund të vitit medoemos të bëjmë progres të ri drejt BE-së, për çka Sllovenia mbetet në dispozicion të ndihmojë në përshpejtimin e realizimit të reformave.
-Mbështetja e pa rezervë të cilën e jep Sllovenia në rrugën euro-integruese, përmes mbështetjes së vazhdueshme politike por edhe teknike në zbatimin e reformave është konfirmim i fuqishëm se i vlerëson përpjekjet dhe angazhimet tona që të kemi sukses në proceset të cilat i kemi filluar, theksoi Mariçiq në takim.
Bashkëbiseduesit theksuan se miqësia tradicionale e dy vendeve është e bazë e sigurt për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës, me interes të përbashkët.
Mariçiq në Lubjanë mbajti takim edhe me euro-ambasadorin e mëparshëm në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, në të cilën diskutuan për tema aktuale dhe ndërkombëtare si dhe për ndryshimet kushtetuese. Në bisedën miqësore me Zëvendëskryeministrin, Zhbogar i cili është njohës i shkëlqyer i ngjarjeve në vendin tonë, por edhe të rajonit, ka theksuar se momentumi ekziston dhe se retorika inkurajuese nga BE-ja është reale dhe duhet të shfrytëzohet për progresin drejt BE-së.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane me Sekretarin shtetëror për Politikë dhe Çështje Multilaterale, Diplomaci Ekonomike dhe Bashkëpunim Zhvillimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Zhbogar, diskutuan edhe për bashkëpunimin zhvillimor që Maqedonia e Veriut e ka nga Sllovenia si dhe mundësinë e avancimit të mbështetjes për realizimin e agjendës reformuese.