Lajme
25.5.2023 03:17
Zëvendëskryetari Qeverisë për Çështje Evropiane sot për vizitë zyrtare qëndron në Lubjanë, ku mbajti takime me Sekretarin shtetëror për çështje ndërkombëtare në Qeverisë e Republikës së Sllovenisë, Vojko Volk.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së si dhe planet e vendit tonë për vazhdimin e negociatave me BE-në, për çka nga ana e Volk u konfirmua përkushtimi i fuqishëm i Sllovenisë për aktivizimin e politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe progresi i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së.
-Konfirmimi se kemi shumë miq evropian të cilët e njohin vendin tonë si anëtar i ardhëm i BE-së në mënyrë plotësuese na inkurajon të vazhdojmë me reformat dhe jep optimizëm se do të kemi sukses në proceset të cilat i kemi filluar, theksoi në takim Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në këtë kontekst Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Qeveria maksimalisht është e përkushtuar në procesin euro-integrues dhe në zbatimin e reformave të cilët – përmes aplikimit të standardeve dhe vlerave evropiane, ju shërbejnë qytetarëve edhe në modernizimin e vendit, duke potencuar se vëmendje të veçantë ju jepen reformave në kapitujt 23 dhe 24, respektivisht në sferat e drejtësisë, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të drejtave të minoriteteve dhe lirisë së mediave.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve në planin politik, ekonomik, kulturor dhe ekonomik si dhe për mundësinë e avancimit të tyre.
Mariçiq në kuadër të vizitës së punës në Lubjanë në Ambasadën maqedonase do të takohet edhe me studentët e Organizatës studentore maqedonase në Slloveni (OSMS) dhe emigrantët maqedonas në Lubjanë, ndërkaq do të merr pjesë edhe në ngjarjen e Forumit të parë të Ballkanit Evropian, 20 vjet nga Samiti i BE-së në Selanik, ku do ta ketë fjalën e tij në tryezën e rrumbullakët: “Marrëdhënia Momentale e BE-së drejt vendeve të Ballkanit”.