Lajme
24.5.2023 02:49
Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot mori pjesë në panelin në nivel të lartë në kuadër të forumit të 8-të të Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) i cili mbahet në Sarajevë.
Në panel gjithashtu morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, si dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, Ministri për Kohezion dhe Zhvillim Rajonal i Sllovenisë, Aleksandar Jevshek, dhe përfaqësues të lartë të Ministrive për Punë të Jashtme të Greqisë dhe Italisë.
Tema kryesore e panelit ishte vlera dhe kontributi i pjesëmarrjes në Strategjinë për vendet e rajonit të cilët janë në procesin e aderimit drejt BE-së dhe shtytja për reforma të mëtutjeshme përmes bashkëpunimit makro-rajonal me vendet-anëtare të BE-së të cilët janë pjesë e EUSAIR.