Lajme
23.5.2023 12:50
Me rastin e 23 Majit – ditës nacionale të Vllahëve, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq përmes rrjeteve sociale uroi pjesëtaret e komunitetit vllah në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Kultura, tradita dhe zakonet vllahe janë të përhershme dhe të rrënjosura thellë në historinë maqedonase dhe janë pjesë e pandashme e shoqërinë multi-etnike, me kontribut të rëndësishëm shoqëror dhe kulturor në shtetin modern maqedonas. Kjo na detyron të vazhdojmë të punojmë në mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë dhe me fuqi të përbashkët të tejkalojmë sfidat e rrugës evropiane që të kemi sukses në përmbushjen e qëllimit strategjik, Maqedoninë e Veriut ta bëjmë anëtare në BE”, porositi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
“Respektimi i dallimeve kulturore është vlerë evropiane me të cilën përforcojmë shoqërinë maqedonase”, theksoi Mariçiq me besim se do “të vazhdojmë së bashku ta mbrojmë aspiratën shekullore për mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës vllahe, kulturës dhe traditës”.