Lajme
18.5.2023 12:56
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot u takua me Drejtorin e përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerimin e komisionit Evropian (DGNEAR), Gert Jan Kopman dhe Ushtruese detyre Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerimin e Komisionit Evropian, Mikela Matuela.
Në takim u diskutua skrinin procesi, mundësia për progres në negociatat për aderim në BE dhe zbatimi i agjendës reformuese.
Në këtë drejtim, Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq shprehu pritje për mbështetje të mëtejme nga institucionet evropiane për agjendën reformuese dhe proceset që janë para nesh në rrugën drejt BE-së, duke theksuar se kjo do të kontribuojë që ta mbajmë kursin evropian të vendit, si dhe stabilitetin e gjithë rajonit.
Kopman dhe Matuela theksuan nevojën që maksimalisht të shfrytëzohet skrining procesi si mekanizëm për përshpejtimin e reformave kyçe për progres në negociatat për aderim në BE.
Zëvendëskryeministri Mariçiq u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimit të shkëlqyer të cilën e kemi nga institucionet evropiane, duke potencuar se Qeveria me përkushtim punon në euro-integrimet dhe vazhdimin e negociatave aderuese me qëllim siç tha Mariçiq “për ta bë më të sigurte të ardhmen evropiane qytetarëve maqedonas”.