Lajme
18.5.2023 01:13
Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me Manuel Saracin, i deputet special i Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, në të cilën biseduan për negociatat e aderimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, politikën e zgjerimit me vendet e rajonit, si dhe për ngjarjet e brendshme aktuale.
- Maksimalisht jemi të përkushtuar në procesin e negociatave me BE-në dhe jam optimist se si vend do t'i përmbushim detyrimet tona në afatin e përcaktuar. Fillimi i negociatave aderuese është nxitja jonë për të përshpejtuar integrimin dhe për vazhdimin e reformave, me çka do të sigurojmë një jetë më cilësore për qytetarët tanë. Presim mbështetje për përshpejtimin e proceseve të cilat po i bëjmë në rrugën e integrimit evropian nga miqtë tanë në BE. Nuk duhet të humbasim momentumin, tha Mariçiq në takim.
Saracin theksoi se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për të realizuar qëllimin e saj strategjik, por në periudhën e ardhshme duhet të fokusohet në detyrimet që dalin nga korniza negociuese, në sundimin e ligjit, gjyqësorit të pavarur dhe luftën kundër korrupsionit, për ta ruajtur dinamikën e progresit drejt BE-së.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se tani gjëja më e rëndësishme është që të ruhet vazhdueshmëria e negociatave për aderim dhe këtë vit Maqedonia e Veriut të bëjë progres të ri drejt BE-së, duke hapur Klasterin e parë, “Vlerat Fondamentale”. Për këtë, Manuel Saracin, i deputeti special i Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, tha se deri më tani kemi mbështetjen e fuqishme dhe parimore të partnerëve evropianë, por është shumë më e rëndësishme të kemi konsensus politik dhe proaktivitet nga të gjitha partitë politike për procesin e integrimit evropian.
Saraçin në takim edhe një herë i theksoi qëndrimet gjermane për zgjerimin e BE-së, si dhe për ngjarjet aktuale gjeostrategjike në Evropë tha se Gjermania është partneri ynë i sinqertë në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe do të angazhohet që sa më shpejtë të bëhet bashkimi i rajonit me BE-në.
Mariçiq informoi Saracin për rrjedhën e procesit të skriningut dhe për planin reformues i cili duhet të jep rezultate të shpejta dhe progres në përforcimin e sundimit të së drejtës, sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe fusha tjera të rëndësishme për rrugën evropiane të vendit tonë.
Mariçiq shprehu besimin se partnerët evropian çmojnë arritjet e Qeverisë maqedonase në rrugën evropiane, në veçanti duke i pasur parasysh rrethanat e vështira politike dhe ekonomike, për të cilat ishim dëshmitar për arsye të luftës në Ukrainë dhe potencoi se pret që Unioni të jep plan të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Në takim mori pjesë edhe Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Petra Drekseler.