Lajme
15.5.2023 10:23
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot zhvilloi takim me Zëvendëskryeministrin e parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Beslimi, në të cilin u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore të dy vendeve, si dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit, në veçanti në fushën e integrimit evropian dhe shfrytëzimin e programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar.
- Është në interes të përbashkët të gjithë së bashku të ecim përpara,. Rruga jonë drejt BE-së nuk është e lehtë, por me qasje të përbashkët dhe bashkëpunim do ta bëjmë më të shpejtë dhe më të lehtë. Bashkëpunimi i shkëlqyer ekzistues në të gjitha nivelet mes dy vendeve mund të avancohet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e integrimit evropian të vitit 2016, por gjithashtu edhe përmes projekteve rajonal, përmes të cilëve më shpejtë do ti arrijmë standardet evropiane, tha Mariçiq.
Ai tha se progres në euro-integrime rajoni tani më bëri, me dhënien e statusit kandidat Bosnjës dhe Hercegovinës, dorëzimin e aplikimit të Kosovës dhe liberalizimin e vizave, dhe se ky trend medoemos të vazhdojë me përkushtim të përbashkët.
A do të bëjmë hapërim më të vogël apo më të madh drejt BE-së varet nga ne, por medoemos të bëjmë hap përpara drejt BE-së çdo vit. Për këtë arsye është e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të ulen në një tavolinë dhe të demonstrojnë konsensus, bashkësi dhe gatishmëri të lëvizin së bashku drejt BE-së, theksoi Mariçiq, duke iniciuar takim të përbashkët me të gjithë ministrat për euro-integrime të vendeve të rajonit.
Bislimi tha se “dy vendet shpërndajnë vlera të përbashkëta dhe aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se është e rëndësisë së veçantë që Kosova ka partner të sinqertë si Maqedonia e Veriut në realizimin e qëllimit të vet strategjik.
-Na presin shumë sfida, është e rëndësishme të jemi të fuqishëm në rrugën evropiane. Koha e gjatë e humbur në dhomën e pritjes së BE-së na ka bërë më të përgatitur ti zbatojmë reformat dhe ta përfundojmë procesin negociues, tha zëvendëskryeministri Bislimi.
Mariçiq në takim konfirmoi se Maqedonia e Veriut është partner i sinqertë dhe mike e Kosovës dhe se qëndrojmë në dispozicion për bashkëpunim, shkëmbim të përvojave dhe njohurive në procesin e negociatave me BE-në.
Në takim u diskutua edhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhja e çështjeve të hapura, si kusht për avancim më të shpejtë edhe në reformat drejt BE-së.
Në këtë drejtim Mariçiq theksoi se vendi ynë do të vazhdojë ta mbështes dialogun me Beogradit dhe Prishtinës dhe se shpreson se marrëveshja mes dy palëve në Ohër do të jetë bazë e mirë për arritjen e kompromisit evropian, i cili do të jenë në favor për gjithë rajonin.
Mariçiq në kuadër të vizitës zyrtare në Prishtinë, me ftesë të Grupit për hulumtime të politikave të Ballkanit, Fondacioni BFPE për shoqëri të përgjegjshme dhe Këshilli Atlantik, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, do të merr pjesë në konferencë në kuadër të Nismës Dialogu Ballkanike, në temë; BE dhe Ballkani Perëndimor: siguria, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi”.