Lajme
09.5.2023 08:52
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, kishte fjalën e tij në ceremoninë e sotme solemne qeveritare, me rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, me ç'rast tha se vendi duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, "të krijojmë, të përparojmë, të pranojmë standardet evropiane dhe ti jetojmë vlerat evropiane”.
-Evropa i përket rajonit dhe rajoni i përket Evropës. E jona është që të mbetemi në këtë rrugë, ta realizojmë idenë e të parëve tanë dhe tua përcjellim pasardhësve tanë. Të krijojmë, të përparojmë, të pranojmë standardet evropiane dhe të jetojmë vlerat evropiane. Evropa i përket rajonit dhe rajoni i përket Evropës, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri i përshëndeti të pranishmit dhe ua uroi Ditën e fitores mbi fashizmin dhe Ditën e Evropës, me kërkesë për bashkim rreth vlerave të vërteta evropiane, si parakusht i vetëm për të ardhmen.
-Historia na kujton se projekti evropian u krijua në rrethana të vështira, pas rrënimit që la lufta në Evropë, duke ju falënderuar themeluesve të cilët ishin të bindur se bashkëpunimi është më i mirë se konflikti, se kompromiset janë forcë, e jo dobësi dhe se pajtimi është investim në të ardhmen tha Mariçiq.
Sipas tij, sot “me krenari ne kujtojmë historinë antifashiste maqedonase dhe luftën antifashiste, si një nga vlerat më të mëdha të Maqedonisë së Veriut, e cila, siç tha Mariçiq, “na detyron të qëndrojmë në anën evropiane dhe vlerave të vërteta, duke u kujdesur lirinë, tolerancën, demokracinë dhe dialogun”.
- Na mban në marrëdhënie të ngushta me partnerët tanë evropianë dhe aleatët strategjikë, me të cilët festojmë së bashku dhe konfirmojmë se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut është mënyra më e mirë për të ruajtur ato vlera që na kanë vënë gjithmonë në anën e drejtësisë dhe të fitores, theksoi Mariçiq.
Ai shtoi se “sukseset e deritanishme qartë tregojnë se vendi ynë është në rrugën e duhur, në rrugën e reformave demokratike, të stabilitetit ekonomik dhe të së ardhmes evropiane dhe se këtë e kërkojnë qytetarët.
Këtë vit festojmë Ditën e Evropës si një vend që negocion me BE-në, dhe sipas Zëvendëskryeministrit dhe kryenegociatorit me BE-në, ne kemi bazë të mirë dhe të drejtë të jemi të motivuar për të vazhduar më tej tha Mariçiq, "me tejkalimin e sfidave, japim i shans 2030-ës që të jetë realitet për Maqedoninë e Veriut”.
Në programin solemn, i cili u mbajt në pllajën e Qeverisë, fjalët e tyre me rastin e 9 Majit kishin edhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, Nënkryetari i Unionit të Luftëtarëve, Naum Burevski, Euroambasadori, Dejvid Gir, dhe ushtrues i detyrës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Erik Majer.
Në kuadër të ngjarjes së sotme Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, vendosi lule në varrezat partizane dhe para monumentit të çlirimtarëve në Shkup.