Lajme
08.5.2023 08:09
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në fjalën e tij kryesore në panel diskutimin e sotëm “Rruga deri 2023” theksoi se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen këtë vit dhe duhet të perceptohen si detyrim i fundit për kontestet bilaterale me fqinjët, lidhur me Kushtetutën tonë si dhe lidhur me sistemin tonë.
-Gjithçka tjetër që kemi si dallim nga fqinjët, mund të zgjidhet në mënyrë bilaterale, përmes instrumentit të marrëveshjeve bilaterale, por edhe në suaza të atyre temave që i mbulon Bashkimi Evropian, përmes negociatave, siç janë: Mbrojtja e të drejtave të grupeve minoritare dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe diskriminimi, nga Kapitulli 23. Ekziston komisioni historik me Bullgarinë, i cili gjithashtu duhet të diskutohet dhe të vendoset në mënyrë paqësore dhe pa shtypje politike, tha Mariçiq, duke shtuar se pret një epokë të re të marrëdhënieve, edhe me Bullgarinë, por edhe në kontekstin në të cilin biseduam me Bashkimit Evropian pas përfundimit të këtyre ndryshimeve kushtetuese.
Pyetjes se a është e mundur që deri në vitin 2030 të bëhemi anëtare e Bashkimit Evropian dhe Maqedonia e Veriut, si dhe rajoni, Mariçiq tha se është e mundur, por nëse punojmë për këtë nga sot dhe nëse veprojmë së bashku drejt të njëjtës, duke theksuar se hapi i parë është shtrëngimi i dorës me Bashkimin Evropian për të konfirmuar se qëllimi i këtij procesi është anëtarësimi dhe se ky anëtarësim është i arritshëm të shërbej deri në fund të kësaj dekade.
-Nëse nuk mund ta bëjmë këtë si parakusht, shumë e vështirë do ta kemi ne që të kemi sukses në fund. Ajo që i shtyn shoqëritë dhe aktorët politikë brenda vendit të bëjnë reforma serioze, thelbësore dhe të shpejta është mundësia e anëtarësimit real në Bashkimin Evropian. Dhe këtë duhet ta dimë si dhe duhet të jetë si një paracaktues për ne. Nuk do të thotë që nëse nuk kemi kalendar, nuk duhet të punojmë asgjë. Megjithatë, nëse duam që ndryshimet të ecin më shpejt, më thelbësore, të tejkalohen pengesat logjike dhe normale shoqërore gjatë negociatave, të cilat nuk janë të pakta, duhet të kemi një kalendar të qartë, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq, theksoi se është e rëndësishme që ndryshimet kushtetuese të bëhen këtë vit dhe jo pas tre vjetësh, siç mendon opozita, sepse pas tre vjetësh nuk e dimë se si do të duket Bashkimi Evropian, nuk e dimë se si do të duket Ballkani Perëndimor dhe nuk e dimë se në cilën fazë do të jenë Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, të cilat sigurisht nuk do të ndalen me negociatat për arsye të Maqedonisë së Veriut.
Do të vazhdojnë, dhe në tre vjet mund të jenë në një fazë krejtësisht ndryshe, dhe ne do t 'i humbasim ato tre vjet, dhe në tre vjet ne do të bëjmë të njëjtën gjë me një çmim shumë më të lartë. Mësimi nga kontesti me Greqinë na tregon se koha nuk shkon me ne, kur kemi kontest me një shtet anëtar. Përkundrazi, sa më shumë që zvarritim, aq më pak kemi shanse të kemi pozicion të mirë në zgjidhjen e atij kontesti, paralajmëroi Mariçiq.
Ai shtoi se opozita propozon ndryshime kushtetuese për pas tre vjetësh, që do të thotë se nuk janë kundër bërjes së tyre, por Mariçiq mendon se jo vetëm që nuk është zgjidhje reale dhe e mirë, por se kanë moment të keq.
- Ta humbasim këtë momentum, dhe ndoshta pas tre vjetësh. E kemi parë atë film dhe i ka kushtuar shumë vendit tonë. Me të vërtetë nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri, theksoi Mariçiq në panel diskutim.
Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri kërkoi që formatet e reja të Bashkimit Evropian të jenë më të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka vend për të diskutuar dhe për ti hapur çështjet, por asnjëra prej tyre nuk duhet të perceptohet si zëvendësim i anëtarësimit.
- Përkundrazi, mendoj se Bashkimi Evropian duhet të krijojë një kontekst në të cilin të gjitha ato formate të çojnë në anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Duhet të inkurajohen një grup shtetesh anëtare dhe institucione evropiane, dhe ta hapin këtë çështje në atë mënyrë, se duhet të përcaktohet një datë, tha Mariçiq, duke shtuar se do të ishte një vit tregues, për të filluar zgjerimin e ardhshëm, që natyrisht do të kushtëzohej me sukses dhe progres në reformat, të cilat janë të nevojshme gjatë negociatave, respektivisht që nuk do të jepej paraprakisht dhe e garantuar.
Panel diskutimi i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, ishte ngjarje e edicionit të tretë të Forumit të Prespës për Dialog 2023, i cili planifikohet të mbahet në qershor.
Në panel diskutimin morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile dhe think- tank nga Ballkani dhe më gjerë, të cilët në mënyrë aktive ndjekin politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.