Lajme
05.5.2023 08:30
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe zhvillimit rural në komunën e Kavadarit prezantuan programin e ri IPARD 3.
-Më gëzon fakti që rezultatet e deritanishme tregojnë se ekziston interesi për IPARD programin dhe se ka interes edhe për programin e ri IPARD 3 i cili përmes aktiviteteve të tilla do të programohet bujqve maqedonas. Kjo është mënyra më e mirë për t’u njohur me mundësitë të cilat i ofron dhe se është i rëndësishëm të përdoret çdo euro, çdo fond evropian që është në dispozicion ta shfrytëzojmë për përmirësimin e bujqësisë maqedonase, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministri potencoi se programi i ri IPARD 3 ofron 97 milion euro, mjete evropiane të pakthyeshme për bujqit maqedonas për zhvillim të qëndrueshëm dhe modernizimin e prodhimit.
-Qëllimi ynë është që t’ju mundësojmë prodhuesve maqedonas ta shfrytëzojnë fondet e pakthyeshme të BE-së në dispozicion, në mënyrë që sa më shumë prej tyre të kenë mundësi të jenë më konkurrues dhe të arrijnë biznes të qëndrueshëm në sektorin e bujqësisë, theksoi Mariçiq.
Mariçiq bujqve u potencoi se ndihma evropiane të cilën e marrin nga BE është konfirmim dhe dëshmi e fuqishme se pse jemi dhe pse duhet të mbetemi në rrugën evropiane dhe se bujqit maqedonas duhet të jenë mbështetësit më të mëdhenj të integrimit në BE, sepse për ta përfitimet dhe mundësitë më të mëdha i ofron politika bujqësore evropiane.
Në prezantimin për IPARD 3 përpara banorëve të komunës së Kavadarit Zëvendëskryeministri i numëroi përfitimet të cilat i marrim me anëtarësim në BE, konkretisht për bujqit kjo do të thotë: qasje e lirë në tregun e përbashkët të BE-së, do të mund ti regjistrojmë dhe mbrojmë produktet bujqësore, qasje shtesë deri në pjesën e fondeve të BE-së, të cilat do të jenë në dispozicion për financimin e zhvillimit rural, me të cilët bujqit maqedonas do të kenë mundësi për modernizim më të lehtë të bujqësisë dhe prodhimtarisë të produkteve më cilësorë dhe më konkurruese, treg të hapur për ushqimin e prodhuar maqedonas dhe cilësi të përmirësuar dhe higjienë të ushqimit, 100% të sigurt dhe konkurrues në tregun evropian.
Në ngjarje mori pjesë edhe Kryetari i komunës së Kavadarit, me të cilin Zëvendëskryeministri Mariçiq paraprakisht kishte takim, në të cilin biseduan për shfrytëzimin e IPA fondeve evropiane dhe realizim të projekteve me mjete evropiane, me të cilat vetëqeveriska lokale afrohet deri te standardet evropiane.