Lajme
02.5.2023 12:16
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot kishte takim bilateral me Ministren suedeze për BE dhe Bashkëpunim Nordik, Jesika Rosval, në të cilën u diskutua procesi i integrimit evropian, qëllimet strategjike të dy vendeve dhe për ndihmën zhvillimore bilaterale që Mbretëria e Suedisë i jep Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim theksoi se kjo vizitë e Rosval, gjatë kryesimit suedez me Këshillin e Bashkimit Evropian, ka një rëndësi të madhe politike për ne, duke theksuar se angazhimi i Suedisë për zgjerimin e BE-së është gjithashtu i rëndësishëm për progresin tonë në procesin e negociatave.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se Suedia në vazhdimësi jep mbështetje rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ka një rol të madh në progresin e agjendës së reformave, por se tani është më e nevojshme që Maqedonia e Veriut të mbetet në rrugën evropiane.
Jesika Rosval theksoi se Suedia vazhdon të jep mbështetje të vazhdueshme në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, përmes arritjes së qëllimeve të përcaktuara me Strategjinë për Bashkëpunim për Reforma 2021-2027, por mbetet që ne me sukses të vazhdojmë ti zbatojmë detyrat dhe obligimet e brendshme që dalin nga korniza e negociatave, me konsensus të përbashkët rreth çështjes së perspektivës evropiane të vendit. Në këtë kontekst, ajo theksoi se momentumi politik për zgjerimin e BE-së duhet të shfrytëzohet dhe të bëhet hap i ri drejt BE-së.
Në takim u diskutua edhe për modalitetet dhe drejtimet e bashkëpunimit zhvillimor, një nga qëllimet kryesore të të cilit është ti ndihmohet Maqedonisë së Veriut për t'iu afruar Bashkimit Evropian.
Mariçiq falënderoi Rosvallin për mbështetjen suedeze për sigurimin e ndihmës financiare për arritjen e rezultateve reformuese në fusha kyçe si sundimi i së drejtës, institucione demokratike, media e lirë, ekonomia dhe në luftën kundër korrupsionit.
Mariçiq me kolegen i tij nga Suedia patën një takim kokë më kokë në të cilën siç informojnë Sekretariati për Çështje Evropiane, janë diskutuar tema dhe procese të rëndësishme që duhet ta çojnë rajonin drejt BE-së.
Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shkup do të takohet edhe me Kryetarin Stevo Pendarovski dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Ministrja për BE dhe Bashkëpunim Nordik vizitën në Shkup e realizon me ftesë të Zëvendëskryeministrit Mariçiq, i cili së fundmi për vizitë në Mbretërinë e Suedisë. Nga Shkupi delegacioni suedez shkon në Tiranë ku Ministrja Rosval do të mbajë takime me përfaqësues të lartë shtetëror.