Lajme
29.4.2023 07:49
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në Bruksel mbajti takim me Sajmon Mordju, Këshilltar për Politikë të Jashtme të Kryetarit të Këshillit të Evropës Sharl Mishel, në të cilën diskutuan për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, në kushte të realitetit të ri gjeopolitik.
-Ne kemi të njëjtën dëshirë dhe qëllim, që së shpejti ta shohim Maqedoninë e Veriut brenda BE-së. Dera e BE-së është e hapur, ne duhet të përmbushim detyrat që kemi dhe të vazhdojmë me vendet që po negociojnë me BE-në në rrugën për anëtarësim në Union, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në në takim theksoi se Qeveria është e vetëdijshme për sfidat dhe është e gatshme të punojë për tejkalimin e tyre dhe për reformat evropiane.
Mordju theksoi se ka disponim pozitiv në Bashkimin Evropian për zgjerim dhe se është një shans për rajonin dhe Maqedoninë e Veriut që tani të sigurojnë perspektivën e dukshme evropiane, që kërkon rezultate të shpejta, dhe jo vetëm një përkushtim deklarativ për integrimin evropian.
Mariçiq dhe Mordju shprehën besim se dinamika e procesit të negociatave me BE-në do të ruhet dhe do të fitojë vazhdimësi, për çka Zëvendëskryeministri beson se "ne këtë proces duhet ta shohim si një mundësi të shkëlqyer për të zotëruar shpejt rregullat evropiane i cili do të na bëjë anëtarë i BE-së”.
Në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe delegacioni maqedonas takuan edhe ushtruesin e detyrës së Drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Negociatat për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Mikela Matuela, me të cilën zhvilluan takim koordinues lidhur me rrjedhën e procesit të negociatave dhe hapat e ardhshëm që do të ndërmerren deri në përfundimin e procesit të skriningut.
Mariçiq theksoi se vlerësojmë mbështetjen e institucioneve evropiane në procesin e negociatave dhe se fokus i fuqishëm është vendosur në progresin e mëtejshëm drejt BE-së, me besimin se, siç thotë ai, “do të arrijmë që këtë vit të hapim kapituj të rëndësishëm politikë”.
Në takim u diskutua edhe për reformat gjithëpërfshirëse aktuale të cilat po i zbaton Maqedonia e Veriut në fusha siç janë sundimi i së drejtës, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike.