Lajme
28.4.2023 02:13
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot për vizitë pune qëndron në Bruksel me rastin e mbajtjes së skrining takimit bilateral për Kapitullin 25, “Shkenca dhe kërkimi shkencor”.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në fjalën e tij hyrëse në takimin bilateral para Komisionit Evropian tha se Qeveria është e gatshme ti përmbush kushtet e nevojshme për pjesëmarrje efektive në programet kërkimore, me qëllim që Maqedonia e Veriut të integrohet në zonat Evropiane të kërkimit dhe të jep kontribut në të njëjtën.
-Negociatat me BE-në hapin cikël të ri në zhvillimin e shkencës dhe kërkimit në Maqedoninë e Veriut dhe gjithsesi na jep një kornizë të mirë dhe motivim për të vazhduar në rrugën në të cilën jemi, tha Mariçiq.
Kryenegociatori me BE-në, Mariçiq, shfrytëzoi rastin dhe shkurtimisht i prezantoi reformat dhe punën e bërë në këtë fushë, duke treguar se çfarë është ndërmarrë dhe çfarë po punohet.
-Maqedonia e Veriut është në fazë përfundimtare të zhvillimit të Strategjisë për specializim të zgjuar, duke ndjekur metodologjinë standarde të Bashkimit Evropian dhe në komunikim të vazhdueshëm me Qendrën e Përbashkët Kërkimore. Miratimi i Strategjisë për specializim të zgjuar dhe vendosja në infrastrukturën institucionale për mbështetje të bashkëpunimit mes akademisë së biznesit është e rëndësisë së veçantë për krijimin e ekonomisë së vazhdueshme, tha Mariçiq duke shtuar se kemi zhvilluar edhe udhërrëfyes nacional për infrastrukturën kërkimore dhe se “Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik si agjenci për zbatim vazhdimisht kryen aktivitete lidhur me ndarjen e fondeve për projekte inovative në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.
Ai theksoi buxheti për kërkimin shkencor është dyfishuar në krahasim me dy vitet e kaluara dhe është drejtuar në financimin e projekteve kërkimore-shkencore dhe infrastrukturës kërkimore, si në mjedisin akademik ashtu edhe në institucionet publike kërkimore.
Mariçiq theksoi se kërkimi dhe inovacionet në kohën e sotshme konsiderohen si shtytës i çdo ekonomie që përpiqet të jetë prosperuese dhe më konkurruese.
-Në të njëjtën kohë, kërkimi dhe inovacionet konsiderohen si mjete për arritje digjitalizim dhe transformim të çdo shoqërie. Si vend anëtare e BE-së, do të kemi mundësi në përgjithësi të marrim pjesë në programet kërkimore të BE-së, që do të thotë përfshirje e kërkuesve maqedonas në projekte të mëdha për inovacione, kërkime shkencore, tha Mariçiq.
Në fund të fjalës së tij kryenegociatori me BE-në shprehu kënaqësi që Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqir i takimit ministror të këtij viti për Ballkanin Perëndimor në Shkup me 5-5 qershor, sepse sipas Mariçiq “ky takim është i rëndësisë politike dhe strategjike për vendin tonë, por edhe mundësi që ministrat e Ballkanit Perëndimor, përfaqësuesit e lartë të Komisionit, dhe aktorët tjerë relevant të përfshihen në diskutim të rëndësishëm dhe të zhvillojnë lidhje dhe bashkëpunime më të thella”.
Maqedonia e Veriut nga janari 2021 është anëtare e plotfuqishme e programit të Unionit “Horizont Evropa” për kërkime dhe inovacione, në të cilën merr pjesë me të njëjtat rregulla dhe detyrime e cila ratifikohet përmes agjendës së Komisionit për inovacione, kërkim, arsim, kulturë dhe rini, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Në skrining takimin bilateral morën pjesë përfaqësues të Grupit punues të kryesuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion kryesor për Kapitullin 25, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Enti Shtetëror i Pronësië Industriale, ekspertë nga mjedisi akademik, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët prezantuan kornizën ligjore, nivelin e harmonizimit, kornizën institucionale dhe planet e ardhshme në sferën e: shkencave, politikave kërkimore dhe inovative, aspekti i drejtpeshimit gjinor, konceptit të shkencës së hapur, mbrojtja e pronësisë industriale në kontekst të kërkimit dhe zhvillimit, pjesëmarrje në programe të Bashkimit Evropian dhe bashkëpunim me rrjete, trupa dhe agjenci tjera evropiane dhe ndërkombëtare.
Skrining takimi i ardhshëm bilateral, i Klasterit 3 “Konkurrencë dhe rritja gjithëpërfshirëse” është për Kapitullin 19, “Politika sociale dhe punësimi” i cili do të mbahet me 10-12 maj.
Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane do të takohet me Ushtruesen e detyrës Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të bashkimit Evropian, Mikela Matuela dhe me Sajmon Mordju, Këshilltar për Politikë të Jashtme të Kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel.