Lajme
04.4.2023 12:46
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, sot mbajti takim me Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. SH.T. Andrash Klain, në të cilën diskutuan për procesin e negociatave, për tema aktuale politike dhe mundësitë e avancimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit.
-Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe detyrimet që dalin nga negociatat aderuese medoemos të mbeten në fokusin tonë edhe gjatë këtij viti, ndërkaq për ne e rëndësishme është të dimë se kemi mbështetjen e Hungarisë në procesin e negociatave dhe përmbushjen e qëllimit, tha Mariçiq në takim.
Ambasadori Klain potencoi se Hungaria jep mbështetje të qartë për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe theksoi se tani nuk duhet të lejohet që vetë ne ti bllokojmë negociatat.
Klain shtoi se Hungaria edhe më tej do të angazhohet për zgjerimin e BE-së me vendet e rajonit dhe se në atë rrugë mund të konsiderojmë edhe për ndihmën e tyre teknike dhe mbështetje në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE-së.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se hapin më të rëndësishëm drejt BE-së, Maqedonia e Veriut tani më e bëri, por se nevojitet konsensus politik dhe përgjegjësi nga të gjithë aktorët shoqëror për zbatimin e mëtutjeshëm të agjendës reformuese.
Në këtë drejtim theksoi rëndësinë e reformave të mëtutjeshme në kapitujt 23 dhe 24, si dhe rëndësinë e reformave në gjyqësor, pavarësinë e gjyqësorit, si dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për çka Qeveria ka vullnet dhe kapacitet politik, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në takim u diskutuan edhe marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të deritanishme dhe u shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në sfera të ndryshme, që do të shërbente për shpejtimin e euro-integrimeve.
Në këtë drejtim Mariçiq bisedoi më në detaje për investime e reja hungareze, si dhe për nismën e re për projektin infrastrukturor, i cili do ta lidh rajonin me Evropën, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.