Lajme
30.3.2023 08:33
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës dy ditore në Suedi, mbajti takim me Zëvendëskryetaren e Komitetit për Çështje Evropiane në parlamentin suedez, Matilda Erkrans dhe deputetin Adnan Dibrani.
Në takim u diskutuan obligimet dhe detyrat e ardhshme të cilat i kemi në rrugën drejt BE-së dhe roli i Kuvendit në dinamikën e negociatave me BE-në.
-Progresi do t varet nga bashkëpunimi proaktiv i Kuvendit në përmbushjen e obligimeve dhe detyrave që kemi. Reformat dhe miratimi pa pengesë i legjislacionit evropian do ta përshpejtojnë integrimin evropian, ndërkaq ndihma dhe shkëmbimi i përvojave me deputetët në Parlamentin suedez do ta lehtësojë rrugën drejt BE-së, tha Mariçiq në takimin me Matilda Erkrans.
Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për përkushtimin dhe fokusin të cilën e ka Presidenca suedeze e BE-së në Ballkanin Perëndimor, duke potencuar rëndësinë që Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë momentumin dhe afeksionin që ka nga vendet anëtare për progresin në negociatat me BE-në.
Deputetët suedezë konfirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes parlamenteve të dy vendeve dhe se mund të llogarisim në mbështetjen e parlamentit suedez për avancimin e procedurave parlamentare, veçanërisht në kohën kur Suedia kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian.
Mariçiq falënderoi për mbështetjen e sinqertë dhe të vazhdueshme që kemi për integrimet evropiane dhe me kërkesë të deputetëve, brifoi për rrjedhën e procesit të skriningut, pritshmërinë nga Raportet dhe reformat aktuale.
Në takimin me deputetin Adnan Dibrani, në fokus ishin zhvillimet aktuale në rajon dhe perspektiva evropiane, në veçanti gjatë presidencës aktuale të Suedisë me Këshillin e Bashkimit Evropian.
U dakorduan se rajoni ka progres dhe se reformat dhe pajtimi çojnë më shpejt drejt anëtarësimit në BE, por se do të duhet vetë ne t'i kryejmë detyrat, për të cilat kemi mbështetjen e Riksdagut për përmbushje më të shpejtë të detyrimeve në rrugën drejt anëtarësimit në BE.
U diskutua edhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, i cili u përshëndet nga bashkëbiseduesit, me besimin se do të krijojë atmosferë pozitive për bashkëpunim dhe dialog më intensiv që do të kontribuojë në tejkalimin më të lehtë të dallimeve dhe rajoni së bashku të hapërojë drejt BE-së.
Mariçiq për vizitë zyrtare ndodhet në Suedi me ftesë të koleges së tij, Ministres për Çështje Evropiane Jesika Rosval, me të cilën nesër do të mbajë takim bilateral.