Lajme
29.3.2023 09:51
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot mori pjesë në promovimin e projektit “Mediat për BE-në”, ku theksoi se për perceptimin e qytetarëve për procesin e negociatave dhe për BE-në e rëndësishme do të jetë bashkëpunimi mes mediave, shoqërisë civile dhe partitë politike.
-Procesi i euro-integrimeve, sidomos me metodologjinë e re, u bë proces politik, i cili fatkeqësisht tek ne shpeshherë politizohet dhe keqpërdoret për politikë ditore i cili gjithsesi që ndikon në qëndrimet e qytetarëve ndaj BE-së. Prandaj qytetarët duhet të jenë mirë të informuar për BE-në dhe së bashku të bëjmë përpjekje të përthellohet debati për negociatat me BE-në dhe për të gjitha ndryshimet pozitive dhe mundësitë ekonomike të cilat i sjell anëtarësimi, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se asnjëherë sikur sot nuk jemi ballafaquar me rreziqe nga dezinformatat të cilët e dëmtojnë disponimin pro-evropian tek qytetarët, që orkestrohen, organizohen në relacion të drejtpërdrejtë me agresionin rus kundër Ukrainës.
-Detyra jonë si Qeveri, por mendoj se është edhe mision i shoqërive civile dhe mediave, veçanërisht atyre që besojnë sinqerisht në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është që të bëjmë maksimumin për të luftuar tani me dezinformatat, me perceptimet negative dhe të kthehet mbështetja e qytetarëve për Bashkimin Evropian, tha Mariçiq.
Mariçiq nuk beson se Maqedonasit, dhe të gjithë popujt dhe komunitetet tjera të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut, të cilët ju përgjigjen anketave të opinionit publik, janë kundër BE-së, të anketuarit të cilët nuk janë më aq entuziastë, sipas tij, janë praktikisht qytetar të zhgënjyer pro-evropianë.
-Të zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur vitet e fundit, lidhur me bllokadat me të cilat u ballafaquam, të zhgënjyer për atë se akoma nuk kemi datë të saktë se kur do të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian. Me siguri të zhgënjyer edhe për arsye të ritmit të reformave, shpjegoi Mariçiq.
Në fjalën e tij Mariçiq bëri krahasim me narrativen për BE-në para pesëmbëdhjetë vjet dhe tha se atëherë më lehtë është folur për Bashkimin Evropian “sepse më i madh ishte entuziazmi mes qytetarëve”, duke shtuar se “sot luftojmë me perceptimin se është një qëllim i paarritshëm për ne dhe se nuk mund ta arrijmë atë pavarësisht se çfarë të bëjmë”.
-Qëllimi i atyre projekteve ishte evropianizimi i shoqërisë, afrimi i BE-së drejt qytetarëve, përkthimi i sistemit kompleks të BE-së dhe përfitimet nga ai sistem për qytetarët. Fatkeqësisht, në vitet pas 2008, atmosfera në shoqëri ishte ashtu që ato aktivitete stigmatizoheshin, etiketoheshin, vendoseshin në kontekst se po bëheshin vetëm që të binden qytetarët se duhet të ndryshojë emri i vendit, theksoi Mariçiq.
Në fund Zëvendëskryeministri shprehu bindje se rreth perspektivës evropiane të vendit, Qeveria, organizatat civile dhe mediat kanë qëllim të njëjtë dhe mision të njëjtë, të cilën duhet ta zbatojnë së bashku.
-Qeveria është plotësisht në dispozicion. Që me resurset, kapacitetet dhe mundësitë e veta të ndihmojë për këtë projekt dhe këtë kontribute me informacione, të dhëna, prezencë dhe gjithçka që mendoni se është e nevojshme. Ne qëndrojmë në dispozicion sepse mendojmë se ky është projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm, proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, tha Mariçiq.
Projekti “Mediat për BE-në” – Program i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së veriut në BE. Mbështetur nga bashkimi Evropian do të zbatohet nga Eurothink – Qendra për strategji evropiane dhe partnerët ALDA dhe BRIS, tre vitet e ardhshme.
Qëllimi i projektit është që të nxitet bashkëpunimi mes mediave, organizatave civile dhe institucionet relevante shtetërore të cilët do të punojnë në procesin negociues të vendit me institucione relevante të BE-së, si dhe përmirësimin e cilësisë së informacioneve dhe prezantimit të gjendjes dhe progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së për publikun më të gjerë në vend.