Lajme
28.3.2023 08:26
Sot Sekretariati për Çështje Evropiane mbajti konferencë në temë: “Organizatat qytetare – katalizatorë të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut” me qëllim për përcaktimin e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes së sektorit civil në procesin e negociatave me BE-në.
Në ngjarje u prezantuan modelet e përfshirjes së sektorit civil në negociata për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, për çka përfaqësuesit e organizatave civile nëpërmjet diskutimit të hapur kishin mundësi të japin komente dhe vërejtje për të njëjtat.
Ngjarjen e hapi Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq i cili tha se përmes dialogut të përbashkët dhe bashkëpunimit të afërt me shoqërinë civile negociatat me BE-në do të jenë ë efikas, me cilësor dhe më të shpejtë.
- Me organizatat civile kemi të njëjtin mision dhe synim. Bashkëpunimi i ngushtë mes Qeverisë dhe shoqërisë civile do të jetë kyç për procesin e integrimit evropian detyrimet dhe detyrat që dalin nga propozimi Francez, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se është e rëndësishme që të gjithë të jenë në anën e perspektivës evropiane dhe për të mos e humbur mundësinë që Maqedonia e Veriut të jetë një histori suksesi evropian.
Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe zëvendës kryenegociatore me Bashkimin Evropian Drita Abdiu-Halili, tha se Sekretariati për Çështje Evropiane ka qenë gjithmonë i hapur ndaj idesë që organizatat qytetare të marrin pjesë aktive dhe të japin kontributin e tyre në mbarëvajtjen efikase dhe efektive të negociatave.
Para përfaqësuesve të organizatave civile fjalën e tij kishte edhe euro-ambasadori Dejvid Gir i cili përshëndeti ngjarjen dhe faktin se Sekretariati për Çështje Evropian hap këtë debat për pjesëmarrjen e organizatave civile në procesin e negociatave.
-Vetë procesi kërkon angazhim të madh të të gjithë aktorëve politik dhe përkushtim të veçantë të sektorit civil – deklaroi Shefi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Gir.
Ambasadorja suedeze Sh.S. Ami Larson Xhejn theksoi se Maqedonia e Veriut ka vendosur objektiv ambicioz që të jetë anëtare e plotë e BE-së deri në vitin 2030 dhe se tani të gjithë palët e interesuar duhet të punojnë së bashku për të arritur këtë qëllim.
- Angazhimi i organizatave të shoqërive civile është thelbësor që të sigurohet transparencë dhe llogaridhënie në procesin e integrimit në BE. Organizatat civile janë një lidhje shumë e rëndësishme ndërmjet Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Organizatat civile mund të ofrojnë njohuri dhe ekspertizë në rrugën drejt transformimit të përgjithshëm të shoqërisë maqedonase në rrugën euro-integruese, tha Ambasadorja suedeze Xhejn.
Pas fjalimeve hyrëse, eksperti ndërkombëtar për bashkëpunimin e sektorit joqeveritar në negociatat me BE-në, Momçilo Raduloviq, prezantoi tri modelet e përfshirjes së sektorit civil në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Me prezantime në mënyrë më të detajuar ai shpjegoi modelet e përfshirjes së drejtpërdrejtë të organizatave të shoqërisë civile përmes pjesëmarrjes në grupet e punës për çdo kapitull, konsultime me organizatat e shoqërisë civile dhe koalicione me organizatat e shoqërisë civile përmes organizimit të tryezave të rrumbullakëta dhe modelin e tretë, konsultime përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të ekspertëve nga fusha të ndryshme nga organizatat e shoqërisë civile.
Përfshirja e sektorit civil në procesin e aderimit të vendit tonë në BE është paraparë me Vendimin për themelimin e strukturës për negociata për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian neni 15 paragrafi 4 dhe neni 16, të cilët japin mundësi për pjesëmarrjen e organizatave qytetare në grupet punuese për përgatitjen e pozitave negociuese, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Më 28.11.2022, Sekretariati për Çështje Evropiane shpalli thirrje publike për regjistrimin e organizatave të interesuara të shoqërisë civile për krijimin e regjistrit/bazës së të dhënave të organizatave civile për konsultime mbi procesin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ku deri më 10.01.2023 janë regjistruar rreth 200 organizata civile.