Lajme
22.3.2023 09:19
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot takoi përfaqësuesin posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Adrian Davodoju.
Në takim u diskutua për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimit bilateral të cilën e kemi më Rumaninë dhe situatën politike në rajon.
Zëvendëskryeministri Mariçiq shprehu mirënjohje për mbështetje nga ana e Rumanisë dhe potencoi se çdo lloj i mbështetjes së mëtutjeshme do të jetë i mirëseardhur.
Deputeti i posaçëm rumun Davidoju konfirmoi progresin të cilin e kemi bërë dhe shprehu pritje se do të shfrytëzojmë momentin politik pozitiv dhe so ti bëjmë ndryshimet kushtetuese si dhe do të vazhdojmë më tej me procesin negociues.
Zëvendëskryeministri Mariçiq informoi Davidojun edhe për rrjedhën e skriningut, përpunimin e Udhërrëfyesve si dhe për reformat aktuale të cilët siç tha Zëvendëskryeministri “duhet ti vazhdojmë me dinamikë më të madhe dhe të japim rezultate, me qëllim që ta përshpejtojmë rrugën tonë evropiane.”
Në këtë drejtim Davidoju theksoi se Rumania, si një nga anëtarët më të rinj të BE-së dhe me përvojë më të re në negociatat e anëtarësimit, është në dispozicion për avancimin e bashkëpunimit, përmes ndihmës së ekspertëve në procesin e negociatave, në disa fusha, përfshirë luftën kundër korrupsioni, drejtësia dhe siguria kibernetike.
Në takim mori pjesë Ambasadorja e Rumanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Adela Monika Aksiente.