Lajme
22.3.2023 09:16
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane sot mori pjesë në ngjarjen lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes për grante me Bankën Evropiane për Investime (BEI) për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza ne Shkup, ku potencoi se ky është një projekt evropian i cili çon drejt përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve, në veçanti shkupjanëve dhe ata të cilët jetojnë rreth lumit Vardar.
-Ky është konfirmim se integrimi evropian është formulë më e mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të thotë vetëm përmbushja e kritereve të klastereve negociues dhe harmonizim i legjislaturës së Unionit. Negociatat me BE-në kanë për qëllim ti përmirësojnë kushtet për jetesë të gjithë qytetarëve, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ai në fajlën e tij theksoi se shkupjanet do të marrin impiantin e shumëpritur dhe të kërkuar i cili është i rëndësisë ekologjike vitale dhe është identifikuar si një nga prioritetet kryesore në strategjinë Nacionale për ujëra, studimit Nacional për ujëra she strategjisë Nacionale për investime në mjedisin jetësor.
-Me ndihmën financiare nga Bashkimi Evropian tani më kemi programuar sistemin kolektor për qytetin e Shkupit, i cili mbështetet nga programi nacional operativ IPA II Sektori për mjedisin jetësor dhe ndryshime klimatike. Me këtë lloj projektesh e sjellim Evropën shtëpi, i sjellim standardet dhe mënyrën e jetesës së Bashkimit Evropian në vendin tonë dhe në kryeqytet, tha Mariçiq.
Mariçiq theksoi se pikërisht sot në ditën Botërore të ujit, është e rëndësishme të gjithë të jemi aktiv dhe të “bëhemi ndryshimi” në mënyrën si e shfrytëzojmë dhe mënyrën me të cilën menaxhojmë me ujin.
-Ndërtimi i infrastrukturës për grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza është pikërisht kjo - qëndrim i përgjegjshëm dhe pjesëmarrje në mbrojtjen e ujit. Në këtë mënyrë, sigurisht që po hapërojmë drejt përmbushjes së qëllimit të agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor për t'u mbrojtur nga ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, tha Mariçiq.
Në fund të fjalës së tij, Zëvendëskryeministri dhe Koordinatori Nacional i IPA-s, Mariçiq përgëzoi të gjithë palët e interesuara në projekt për përpjekjet e bëra në përgatitjen e tij dhe u uroi suksese në implementimin e tij, duke theksuar se kjo është mënyra më e mirë për të kontribuar në përmbushjen e detyrimeve të procesi i negociatave.
- Apeloj që të punojmë bashkë, duke planifikuar dhe me strategji ti shfrytëzojmë mjetet evropiane, që të kemi më shumë projekte të tilla. Qeveria mbetet e përkushtuar për bashkëpunim me të gjithë partnerët për realizimin efektiv të projekteve, veçanërisht në kontekstin e nevojës për përmirësim të vazhdueshëm të mjedisit, tha Mariçiq.