Lajme
16.3.2023 09:31
Sot në Bruksel vazhdon skriningu shpjegues për Kapitullin 21, “Rrjetet trans-evropiane” së bashku me Kapitullin 15, “Energjetika”. Në fillim të skriningut shpjegues për Klasterin 4, “Agjenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme”, që filloi dje, me Kapitullin 21 dhe 14, “Politika e transportit”, Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se autoritetet në Maqedoninë e Veriut e dinë rëndësinë e sektorit të transportit dhe se me mbështetjen financiare të BE-së do të vazhdojnë të realizohen projekte të rëndësishme infrastrukturore.
- Ajo që është e rëndësishme të thuhet është se Bashkimi Evropian u kushton një rëndësi të madhe këtyre fushave, sepse ato janë thelbësore për zhvillimin e të gjithë Bashkimit Evropian dhe për zhvillimin e rajonit tonë. Nuk mund të ketë zhvillim pa infrastrukturë të zhvilluar. Nuk mund të ketë infrastrukturë të zhvilluar pa investime në rrjetin e transportit dhe pa rrjet efikas transporti. Dhe si që e patë në skrining, qëllimi i kësaj politike është të reduktojë mbingarkesën, të rrisë efikasitetin e biznesit të transportit dhe të bëjë që infrastruktura të funksionojë pa të ndalesa dhe pa pengesa, ose me minimum pengesa të nevojshme, shtoi Zëvendëskryeministri Mariçiq në deklaratën për mediat.
Para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në tha se Maqedonia e Veriut është vend i përfshirë në komunitetin e transportit dhe se merr pjesë si në komunitetin e energjisë ashtu edhe në atë të transportit, përmes iniciativa e procesit të Berlinit.
Zëvendëskryeministri përshëndeti synimin e Komisionit Evropian për të investuar përpjekje shtesë në zhvillimin e korridorit të ri të transportit evropian për Ballkanin Perëndimor dhe potencoi se kjo është praktikisht vendosja e rajonit në korridoret evropiane, duke theksuar se ne tashmë marrim pjesë në dy korridore të rëndësishme evropiane, Korridori 10, i cili është kompletuar plotësisht dhe që mund të plotësohet në periudhën e ardhshme, si dhe Korridori 8.
Në fund, Mariçiq shprehu besim se Qeveria është e përkushtuar për përmirësimin e infrastrukturës së transportit dhe ka ndërmarrë aktivitete, para së gjithash në drejtim të ndërtimit të hallkave që mungojnë dhe rehabilitimit të rrjetit ekzistues të transportit, si pjesë e rrjetit bazë dhe gjithëpërfshirës të korridoreve transportuese të Evropës.
Qëllimi i BE-së është të promovojë ndërlidhjen dhe ndër-veprueshmërinë e rrjeteve nacionale, si dhe të rrisë qasjen deri tek ato rrjete. Po ashtu po përmirësohen edhe sistemet e transmetimit të energjisë elektrike, respektivisht do të sigurohet furnizim më i mirë i burimeve të energjisë, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Zëvendëskryeministri Mariçiq zhvilloi brifing me grupin e gazetarëve, të cilët për vizitëjanë në Bruksel dhe po ndjekin skriningun shpjegues për Klaster 4, "Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme", në të cilën iu referua disa proceseve aktuale në këtë moment për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, por dhe të rajonit.
Ai tha se mundësia që na është dhënë nuk duhet ta humbasim dhe se Maqedonia e Veriut ka momentin dhe mbështetjen politike nga vendet anëtare të BE-së Mariçiq edhe një herë para gazetarëve theksoi se procesi do të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe se pret që së bashku dhe përmes bashkëpunimit të arrihet qëllimi për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030.
Në agjendën e sotme të skriningut shpjegues është edhe Kapitulli 15, “Energjetika”, të cilin do ta udhëheq Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe zëvendëskryenegociatore me BE-në, Drita Abdiu Halili.
Sipas programit të grupit të gazetarëve, të cilët për vizitë janë në Bruksel dhe dhe ndjekik skriningun shpjegues për Klaster 4, “Agjenda e gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, do të mbajnë takim me këshilltarët e politikës së jashtme në kabinetin e Kryetarit të Këshillit Evropian Sharl Mishel, si dhe me ambasadorët e Përfaqësive të Përhershme të Sllovenisë dhe Kroacisë në BE, Istok Jarc dhe Irena Andrasi.