Lajme
09.3.2023 08:16
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot në ngjarjen e Qeverisë kushtuar ndihmës evropiane prej 80 milion euro, tha se Bashkimi Evropian nuk i harron qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe sërish është me ne në momente të krizës.
-BE edhe një herë konfirmoi se është më shumë se mbështetje financiare me të cilën na ndihmon në përshpejtimin e transformimit të shoqërisë dhe përgatitjen e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në familjen evropiane. Është partner i ynë më i madh i cili i pari qëndron me ne në kohë të vështira, tha Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq.
Zëvendëskryeministri deklaroi se pakoja energjetike prej 80 milion eurosh, mjete të pakthyeshme, krahas uljes së pasojave nga kriza ekonomike dhe energjetike, me këtë mbështetje financiare do të mbështeten edhe reformat strukturore për lehtësimin e tranzicionit energjetik.
-Punojmë në investime afatmesme dhe afatgjate sërish me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Përmes instrumentit të kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor ku në vitin e fundit kishim sukses të marrim më shumë se 52 milion euro , mjete të pakthyeshme, vetëm për projekte në fushën e energjetikës, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe IPA koordinuesi Nacional shtoi se nuk do të mbetet me kaq dhe informoi se në thirrjen e fundit në kuadër të kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor sërish Maqedonia e Veriut aplikoi me projekt në fushën e energjetikës.
-Aplikuam për rritjen e efikasitetit energjetik për objektet shëndetësore në më shumë qytete në vend dhe për përforcimin e rrjetit për shpërndarjen e rrymës në pjesën juglindore të republikë së Maqedonisë së Veriut me energji të gjelbër të prodhuar, theksoi Zëvendëskryeministri.
Zëvendëskryeministri në fjalën e tij tha se kemi mbështetjen e plotë të BE-së, por edhe ata e kanë Maqedoninë e Veriut si partner të besueshëm dhe aleat, duke theksuar se sektori i energjetikës do të mbështetet me IPA mjete në kuadër të programimit të ri për vitin 2024.
Ndihma financiare është e paraparë për Maqedoninë e Veriut, respektivisht pakoja prej 80 milion euro, mjete të pakthyeshme, pritet deri në fund të javës të jenë në llogarinë buxhetore.