Lajme
08.3.2023 07:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot kryesoi me Komitetit monitorues të IPA-s, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Mihaela Matuela.
-Programimi efikas i projekteve në këtë fazë të negociatave do të jetë kyçe për progresin e reformave, por edhe i rëndësishëm për sferat e transportit dhe të energjetikës. Nga kjo do të varet dinamika e procesit të negociatave, gjithashtu është e rëndësisë së madhe për qytetarët tanë, për rajonin, si dhe për vetë BE-në, sepse në këtë mënyrë kontribuojmë më fuqishëm për ndërlidhjen, integrimin më të shpejtë dhe progresin, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq para anëtarëve të Komitetit Monitorues të IPA-s.
Mariçiq shtoi se Qeveria plotësisht është e përkushtuar të vazhdojë të jep dhe të sigurojë progres të pa ndalur për negociatat aderuese, kurse marrëdhëniet ndër fqinjësore dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal janë lartë në agjendën qeveritare.
Drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë Fqinjësore Evropiane dhe Negociata për Zgjerimin e Komisionit Evropian, Mihaella Matuella, në fjalën e saj tha se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe së është e rëndësishme vendi të vazhdojë ti avancojë reformat lidhur me BE-në, para se gjithash në interes të gjithë qytetarëve.
-Jemi pranë jush dhe jemi të përkushtuar ta shoqërojmë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, duke përfshirë edhe ndihmën tonë financiare. Në këto momente të rëndësishme flasim edhe për bashkëpunimin tonë financiar, tha Matuela, duke shtuar se BE është me ne në ballafaqimin me pasojat nga agresioni rus në Ukrainë, duke potencuar pakon energjetike mbështetje deri në 1 miliardë euro dhe Planin Ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, të cilën e lidh edhe Maqedonia e Veriut.
Zëvendëskryeministri si dhe Koordinues Nacional për IPA në takim iu falënderua për ndihmën gjatë kohës së pandemisë COVID-19 dhe mbështetjen e mëparshme me pakon energjetike ku theksoi se BE është donatori më i madh dhe investues në Maqedoninë e Veriut.
Mariçiq theksoi se planifikimi i IPA-s në nivel nacional duhet në mënyrë shtesë ta përforcojë reformën në administratën publike, zgjidhjen e çështjeve të lidhura me mbrojtjen e mjedisit jetësor, ti përmirësojë kushtet për sundimin e së drejtës, lirisë së shprehjes dhe përfshirjes sociale.
Lidhur me negociatat aderuese Mariçiq tha se do të ishte mirë të kemi më shumë investime në kuadër të IPA-s, të cilët do ta afrojnë vendin në BE dhe theksoi se duhet të kemi ndihmë më fleksibile dhe më precize, e cila bazohet në rekomandimet e skrining raporteve për progres.
Në Komitetin monitorues të IPA-s, i pari që kur Maqedonia e Veriut u bë vend negociues me BE-në, u diskutua për statusin e implementimit të IPA II dhe IPA III, sfidat me të cilat po ballafaqohemi, si dhe për masat dhe aktivitetet që gjatë këtij viti duhet të ndërmerren në zbatimin e IPA-s, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.