Lajme
07.3.2023 08:01
Sot Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, hapi trajnimin për gazetarë, në kuadër të projektit të paraparë për përgatitjen gjithëpërfshirëse dhe pasqyrim të informuar të procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në, në të cilën theksoi se mediat kanë fuqi dhe potencial mirë ti përgatisin qytetarët për ndryshimet që vijnë edhe gjatë negociatave, por edhe me vetë anëtarësimin ne Union.
-Integrimi Evropian aktualisht është projekt më i madh, i cili duhet të jetë tregim i suksesshëm. Për këtë arsye është e nevojshme ekipimi i shoqërisë rreth kësaj detyre shtetërore, njohja e rëndësisë dhe faza teknike në të cilën hyjmë nga ero-integrimet dhe puna më e rëndësishme, afrimi i procesit të negociatave deri në opinion, tha para gazetarëve Mariçiq.
Negoiatori kryesor me BE-në tha se procesi do të jetë më i lehtë nëse së bashku luftojmë kundër lajmeve të rreme lidhur me negociatat aderuese me BE-në.
Në kohë të dezinformatave dhe propagandës kundër BE, sfidë e vërtetë është qytetarëve të ju sigurojmë informacione të sakta dhe cilësore, që të mund të sjellin vendime të bazuara në informacione të sakta, tha Mariçiq para gazetarëve duke potencuar se Qeveria i konsideron mediat si partner në procesin e negociatave dhe se duke pasur parasysh rëndësinë e perspektivës evropiane në vend, për gjithë shoqërinë, bashkëpunimi i tyre do të bëhet më i afërt.
Në trajnim, fjalën e saj hyrëse kishte edhe Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse kryenegociuese me BE-në, Drita Abdiu Halili, e cila tha se rruga deri në anëtarësim të plotë në BE është mjaft kompleks dhe si i tillë kërkon punë, përkushtim, resurse, por edhe kohezion më të gjerë mes të gjithë aktorët shoqëror, siç janë mediat, sektori civil, komuniteti akademik, komuniteti i biznesit, etj.
-Në këtë rrugë të gjithë jemi të barabartë dhe kontributi i gjithë secilit është i nevojshëm për arritjen e qëllimit që ne si vend ta vendosim para nesh, dhe ai është anëtarësim i plotë i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030, tha Drita Abdiu Halili.
Mirënjohje deri tek donatorët shprehu Zëvendëskryeministri Mariçiq për mbështetjen e Ambasadës së Suedisë, e cila përmes projektit “Ndihma Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut”, në mënyrë të vazhdueshme ia jep Sekretariatit për Çështje Evropiane në përcaktimin e ndihmës teknike i nevojshëm për negociatat për anëtarësim në BE.
Fjalët e tyre kishin edhe Mikael Aterhot – Udhëheqës për bashkëpunim zhvillimor në Ambasadën e Suedisë në Shkup, ekspertët ndërkombëtar të angazhuar nga UNOPS për mbështetje të procesit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Drobnjak dhe Vladimir Ateljeviç, si dhe Këshilltari shtetëror Dragan Tilev dhe Hristina Koneska-Beroska.
Trajnimin e organizoi UNOPS i mbështetur nga projekti “Mbështetje Nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut” ka për qëllim ta mbështet dhe të iniciojë bashkëpunim më të madh mes qeverisë dhe mediave për rëndësinë e integrimit të BE-së si qëllim strategjik të vendit tonë që nga pavarësia.
Përveç trajnimit të sotëm projekti parasheh vizitë treditore të gazetarëve në Bruksel, që më afër të njoftohen me rrjedhën e procesit në përgjithësi dhe të ndiqen skrining takimet shpjeguese me Komisionin Evropian nga 15 deri me 17 mars, për kapitujt nga Klasteri 4, “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme.”