Lajme
05.3.2023 07:52
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e Ditës së efikasitetit energjetik, 5 Mars në një publikim në Fejsbuk profilin e tij publikoi se Sekretariati për Çështje Evropiane në thirrjen e fundit në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor aplikoi për dy projekte nga fusha e energjetikës.
Bëhet fjalë për investime për efikasitet energjetik për objektet në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Gratnti në vlerë prej 2.5 milion euro për investim dhe rritje të efikasitetit energjetik në 18 objekte shëndetësore, ndërkaq investimi i përgjithshëm është 28,5 milion euro.
Projekti i dytë, siç njofton Zëvendëskryeministri Mariçit është për qëllim të përforcimit të rrjetit për shpërndarjen e energjisë elektrike në pjesën jugperëndimore të vendit. Granti prej rreth 8 milion euro do të mundësojë kyçje në rrjetin për energji elektrike të prodhuar nga burime të riparuara të energjisë nga hidrocentralet, termocentralet diellore, turbinat me erë dhe me këtë do të rritet pavarësia e vendit për prodhimin e energjisë elektrike. Investimi i përgjithshëm është 34,4 milion euro.
-Krahas ndihmës së drejtpërdrejtë financiare nga BE-ja në vlerë prej 80 milion euro, Maqedonia e veriut nga Unioni fiton ndihmë të vazhdueshme në ndërtimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e burimeve rinovuese energjetike. Kështu është edhe shembulli me mbështetjen më të re të cilën e morëm në shkurt të këtij viti për rinovimin e gjashtë hidrocentraleve nëpër gjithë vendin dhe për turbinat me erë në Bogdancë, thotë Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministri thotë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM investon në një ardhmëri të sigurt energjetik, por se nevojitet edhe përgjegjësi energjetike nga të gjithë ne për efikasitet energjetik, duke potencuar se erërat, ujërat, dielli dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut si bazë për këtë.
-Të gjithë amvisëritë, gjitha institucionet, kompanitë dhe të gjithë ne mund të sigurojmë kushte për jetë më të mirë dhe për gjithçka që nevojitet për zhvillimin e biznesit me më pak konsumim të energjisë. Efikasiteti energjetik kursen energji, por thelbi është më i thellë sepse rezultati përfundimtar është një mjedis i mbrojtur, financa të kursyera dhe gjenerata të vetëdijshëm, theksoi Mariçiq për ditën e efikasitetit energjetik, 5 Marsi.