Lajme
03.3.2023 01:32
Në Bruksel po zhvillohet skrining takimi bilateral për Kapitullin 2 “Lëvizja e Lirë e Punëtorëve”, për të cilin Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në video fjalimin e tij nga Komisioni Evropian thotë se ky është një kapitull shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë, sepse me harmonizimin e legjislacionit të BE-së largohen barrierat lidhur me tregun evropian të punës, ndërkaq hapja e tij do ta bëjë më të vlerësuar punëtorin maqedonas.
- Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union, për qytetarët e tanë kjo nënkupton punë pa leje pune, trajtim të barabartë në punësim si me qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së, sigurim social të barabarta si qytetarët e shteteve anëtare ku punonjësi është i punësuar, e drejta e pensioneve dhe kontributeve sociale, njohja e ndërsjellë e kualifikimeve, thotë në video fjalimin e tij Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me BE-në thotë se kemi bërë sërë reformash në këtë fushë, por duhet bërë më shumë, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka lidhur 15 marrëveshje bilaterale për sigurime sociale me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me 9 shtete anëtare të Bashkimit Evropian për përdorimin e kartelës evropiane të sigurimit shëndetësor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Këtë javë në Bruksel në skrining agjendën ishin Kapitujt 9, “Shërbimet financiare”, 28, “Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndeti publik”, ndërsa tani po zhvillohet skrining takimi për Kapitullin 2 “Liria e lëvizjes së punëtorëve”, kapituj të cilët siç thotë Mariçiq përmbajnë rregullore jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët dhe cilësinë e jetës, por edhe për stabilitetin financiar dhe makroekonomik të Maqedonisë së Veriut.
-Na mbetet të prezantojmë të arriturat dhe harmonizimet me BE-në për Kapitullin 8, “Konkurrenca”, kapitull shumë i rëndësishëm nga Klasteri 2 “Tregu i brendshëm”, dhe sipas kalendarit të planifikuar, vazhdojmë me klasterin e tretë, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri siguron se negociatat me BE-në po ecin sipas planit dhe se ekipi negociues i Maqedonisë së Veriut me sukses e udhëheq procesin e skriningut dhe se është e rëndësishme të ruhet ky ritëm dhe të ruhet vazhdueshmëria në negociatat me BE-në.
- Do të imponojë përshpejtimi i reformave, që sigurisht është në interesin tonë, për të mirën e vendit dhe të qytetarëve. Le të dëshmojmë se jemi një vend serioz për anëtarësim në BE dhe se jemi të bindur në zbatimin e detyrimeve tona dhe të agjendës reformuese evropiane. Në nëntor të këtij viti jemi të gatshëm për fazën tjetër, të vazhdojmë më tutje dhe qytetarët të fillojnë vërtet të ndjejnë përfitimet e negociatave të anëtarësimit me BE-në, tha Mariçiq.
Në vazhdim tekst integral nga fjalimi i Zëvendëskryeministrit Mariçiq:
Sot në Bruksel po mbajmë skrining takimin bilateral për Kapitullin 2, “Lëvizja e lirë e punëtorëve”. Me aderimin e Maqedonisë së Veriut në Union, për qytetarët tanë kjo nënkupton punë pa leje pune, trajtim të barabartë në punësim si me qytetarët e shteteve të tjera anëtare të BE-së, sigurime sociale të barabarta si qytetarët e shtetit anëtar ku punëtori është i punësuar, e drejta për pension dhe kontribute sociale, njohje e ndërsjellë e kualifikimeve.
Kemi bërë bërë sërë reformash në këtë fushë, por duhet bërë më shumë. Maqedonia e Veriut ka lidhur 22 marrëveshje bilaterale për sigurime sociale prej të cilëve 15 janë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Gjithashtu kemi nënshkruar marrëveshje me 9 vende-anëtare të Bashkimit Evropian për përdorimin e kartelës Evropiane të sigurimit shëndetësor në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në Bruksel, ekipi negociues kishte një javë intensive të prezantimit të reformave të deritanishme dhe punës së ndërmarrë në fushën e shërbimeve financiare dhe mbrojtjes së konsumatorëve si dhe shëndetit publik.
Këta kapituj përmbajnë rregullore jashtëzakonisht të rëndësishme për qytetarët dhe cilësinë e jetës, por edhe për stabilitetin financiar dhe makroekonomik të Maqedonisë së Veriut.
Na mbetet të prezantojmë për arritjet dhe harmonizimin me BE-në për Kapitullin 8, “Konkurrenca”, një kapitull shumë i rëndësishëm i Klasterit 2 “Tregu i brendshëm”, dhe sipas kalendarit të parashikuar, vazhdojmë me klasterin e tretë.
Negociatat me BE-në po zhvillohen sipas planit. Me sukses e udhëheqim procesin e skriningut, ekipet janë të përgatitura mirë dhe në nivel të detyrës në të gjitha fushat. Është e rëndësishme të ruhet ky ritëm dhe të ruhet vazhdimësia në negociatat me BE-në. Kjo do të imponojë përshpejtimin e reformave, që sigurisht është në interesin tonë, për të mirën e vendit dhe të qytetarëve.
Të dëshmojmë se jemi një vend serioz për anëtarësim në BE dhe se jemi të bindur në zbatimin e detyrimeve tona dhe të agjendës reformuese evropiane. Në nëntor të këtij viti do të jemi gati për fazën tjetër, të vazhdojmë më tej dhe qytetarët të fillojnë të ndjejnë realisht përfitimet e negociatave të anëtarësimit me BE-në”.