Lajme
01.3.2023 08:11
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, në të cilën u potencua se për BE partnerët tanë Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët dhe vend e cila me vendosmëri përparon drejt BE-së.
-Udhëheqim, angazhohemi dhe vazhdojmë me politika të bazuara në vlera evropiane, të cilat nuk shohin pas në të kaluarën, por çojnë drejt perspektivës së qartë drejt perspektivës së BE-së dhe ofrojnë stabilitet, prosperitet dhe mirëqenie për qytetarët tanë, theksoi Mariçiq.
Në takim Mariçiq informoi për rrjedhën e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe përshëndeti progresin e negociatave dhe mundësinë e re që të mbyllen çështjet e hapura.
Bashkëbiseduesit konfirmuan se zgjidhja për tu bërë Ohri vend ku do të diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve Beograd Prishtinë, ndërkaq Kryeministri Dimitar Kovaçevski të jetë nikoqir i takimit, është edhe një dëshmi se Maqedonia e Veriut është sinonim për dialog konstruktiv, pjekuri dhe përgjegjës në rajon.
Në takim u diskutua edhe situata politike në vend, çështjet e hapura në rajon dhe rëndësia e planit të qartë për tu konfirmuar bashkimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në.
Kryenegociatori me BE-në brifoi Lajçak për rrjedhën e skriningut dhe u shpreh pritja se Maqedonia e Veriut duhet shpejtë të përparojë në reformat dhe ta ruajë vazhdueshmërinë e negociatave aderuese me BE-në.
Takimin Mariçiq e realizoi në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, ku do të qëndrojë deri në fund të javës për arsye të mbajtjes së skrining mbledhjeve bilaterale për Klaster 2, “Tregu i brendshëm.