Lajme
01.3.2023 08:06
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në video fjalimin e tij në Forumin e sotëm Ekonomik të Shkupit, në panelin me titull: “Pas Samitit në Tiranë: Aderimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian”, tha se perspektiva evropiane e rajonit është reale dhe e parashikueshme, por nga BE-ja pritet një plan i qartë për politikën e zgjerimit.
- Ballkani është në rrugën reformuese, e përkushtuar në transformimin e shoqërive, por ajo që ne presim është plani për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Perspektiva e qartë evropiane me data të sakta dhe të parashikueshme do të veprojë si katalizator dhe do të jetë nxitje për ne që ti zbatojmë reformat më shpejt, ose në mënyrë figurative - të ofrojmë zgjidhje në kohë dhe cilësore për detyrimet dhe obligimet tona ndaj BE-së, theksoi Mariçiq.
Për Zëvendëskryeministrin, tema e panelit është kyçe për BE-në dhe rajonin, në kohë kur kontinenti i vjetër po përballet me krizë sigurie dhe kur jemi dëshmitarë të krijimit të kushteve dhe tentativës për një rend të ri gjeopolitik.
- Ne si evropianë, më shumë na interesojnë hapat e ardhshëm ku dhe si do po lëvizë Evropa. Agresioni rus kundër Ukrainës ishte një alarmim për Bashkimin Evropian se duhet të përcaktojë qartë dhe saktë politikën e tij strategjike dhe të bëjë plan për perspektivën evropiane të rajonit tonë, theksoi Mariçiq.
Mariçiq mendon se është e nevojshme të dërgohet sinjal se Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta ketë rolin udhëheqës të BE-së në këto hapësira dhe se tashmë këtë e ka konfirmuar nga mbajtja e Samitit BE - Ballkani Perëndimor në Tiranë.
- Unioni konfirmoi përkushtimin e tij dhe njoftoi rritjen e mëtejshme të angazhimit politik në rajon. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur besimi i qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian është në rënie të ndjeshme, fillimisht për arsye të anashkalimit të rajonit dhe pritjes së gjatë para dyerve të BE-së, theksoi. Mariçiq.
Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në siguron se ekziston një vendosmëri për arritjen e progresit të dëshiruar në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe për të kryer procesin e negociatave me cilësi dhe shpejtësi.
- Qëllimi ynë përfundimtar është ta sjellim Evropën në vend, ta jetojmë Evropën, jo vetëm të flasim dhe të shpresojmë për të. Ne me Bashkimin Evropian, ndajmë përgjegjësinë dhe vlerat evropiane dhe si partnerë strategjikë, së bashku do t'i përgjigjemi të gjitha ndikimeve të jashtme, duke siguruar politikë të vazhdueshme të zgjerimit dhe bashkimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha Mariçiq.
Forumi i Dytë Ekonomik në Shkup organizohet nga Forumi Ekonomik Delphi dhe biznes-asociacionit Grek. Forumi u hap nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ku morën pjesë politikanë nga rajoni, përfshirë kryeministrat e Kosovës dhe Malit të Zi, Albin Kurti dhe Dritan Abazovic.