Lajme
01.3.2023 02:09
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Bruksel hapi skrining takimin bilateral për Kapitullin 28 “Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndeti publik”, në të cilën mori pjesë edhe Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë, Fatmir Bytyqi.
Zëvendëskryeministri dhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian në fjalën e tij hyrëse theksoi se Qeveria është e përkushtuar dhe vazhdimisht po punon në përmirësimin e statusit të konsumatorëve, prosperitetin dhe rritjen e standardit jetësor, të cilët janë qëllime kryesore të Bashkimit Evropian.
-Në përputhje me politikën e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve kemi ende punë për realizimin e pengesave në treg, që të mund shërbimet dhe mallrat të qarkullojnë me standarde të njëjta për siguri dhe cilësi si ato evropiane, tha Mariçiq dhe shtoi se në këtë mënyrë zvogëlohet edhe vëllimi i shfrytëzimit të produkteve jo të sigurta, që në mënyrë shtesë i zvogëlon rreziqet e lëndimeve nga shfrytëzimi i këtyre produkteve, dhe me këtë edhe kostot dhe barrën e sistemit shëndetësor.
Zëvendëskryeministri Bytyqi para përfaqësuesve të Komisionit evropian iu referua shëndetit të qytetarit, për të cilën tha se paraqet shtyllë bazë për zhvillimin ekonomik të një shoqërie, duke i potencuar aktivitetet dhe planet e radhës në këtë fushë.
-Do të përpiqemi më shumë për kontrollin e detajuar të duhanit, me efikasitet i zbatojmë të gjitha ligjet relevante të BE-së, dhe përfundimisht ta miratojmë dhe ratifikojmë protokollin e eliminimit të tregtisë së palejuar të produkteve të duhanit. Do të sigurojmë mbështetje të mjaftueshme financiare për institucionet shëndetësore q punojnë në njohuri të specializuar për zbulimin e hershëm të kacerit dhe sëmundjeve të rralla, duke u bazuar në të dhënat nga regjistrat”, tha Bytyqi.
Negociatori kryesor me BE-në shpjegoi se me harmonizimin e legjislaturës nacionale me legjislaturën e Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve, gradualisht vendoset nivel më i ulët i sigurisë së produkteve, mbrojtja e interesave ekonomik të konsumatorëve ne shumë sektorë individual, si dhe përmirësimi i cilësisë së përgjithshme të jetesës.
Mariçiq gjithashtu tha se me afrimin e standardeve evropiane përmirësohet mbrojtja shëndetësore e popullsisë tonë, sepse legjislatura juridike e BE-së mbulon fusha të rëndësisë së veçantë për mbrojtje shëndetësore, siç janë: barërat dhe pajisjet mjekësore, të drejtat e pacientëve për sigurime ndërkufitare, kozmetika, ushqimi, kontrolli i duhanit, parandalimi i sëmundjeve që shkaktojnë varësi, transplantimi i organeve si dhe sëmundjet e rralla.
Në skriningun e sotëm bilateral në fushën e mbrojtjes së konsumatorëve dhe shëndeti publik, anëtarët e ekipit negociues të cilët prezantuan para Komisionit Evropian janë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Inspektoratit shtetëror për ushqim, Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor, Agjencia për ushqim dhe veterinari, Ministria e shëndetësisë, si dhe ekspertë nga shtëpitë të ndryshme shëndetësore.
Skrining takimet për Kapitullin 28 do të vazhdojnë edhe nesër, ndërkaq deri në fund të javës do të mbahet skrining takimi bilateral për kapitullin 2 “Liria e lëvizjes së punëtorëve”.