Lajme
18.2.2023 08:51
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në intervistë për “Radio spektar” tha se ndryshimet kushtetuese duhet të shihen si mbrojtje dhe përforcim i identitetit maqedonas përballë Bullgarisë.
“Duke i shtuar Bullgarët si bashkësi etnike në Kushtetutë bëhet një dallim i qartë mes popullit maqedonas, Maqedonasit, populli shumicë në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarët si bashkësi etnike në vend si pakicë, sipas konventave”, theksoi Mariçiq.
Ai potencoi se qytetarët gëzojnë lirinë të deklarohen se si ndjehen edhe pse kemi shtatë bashkësi tjera në Kushtetutën tonë, pse të mos jepet shanse edhe Bullgarëve, që edhe ne siç thotë Mariçiq të jemi të mbrojtur se askush nuk mund të na thotë se ne jemi Bullgarë.
Mariçiq mendon që duhet depërtuar në thelb të ndryshimeve kushtetuese dhe se është koha që edhe me VMRO-DPMNE të diskutohet dhe diskutim përmbajtjesor të tregojnë për se është problem të përfshihen Bullgarët në Kushtetutë.
“Si është problem neve Maqedonasit dhe si mund të na rrezikojë? Sepse nga përmbajtja duhet ta ndryshojmë Kushtetutën në Preambulë dhe në përfshirjen e Bullgarëve në këtë Komitet për marrëdhënie mes bashkësive në parlament, ku janë të gjitha bashkësitë. Ato janë dy vendet në kushtetutë ku përmenden bashkësitë me emër”, shpjegoi Zëvendëskryeministri Mariçiq për dëgjuesit e Radio Shkupit.
Mariçiq beson se derisa nis një diskutim i tillë, do të arrihen argumente të arsyeshme se me të vërtet është tragjike të bllokohet vendi në rrugën drejt Bashkimit Evropian për arsye të çështjes së ndryshimeve kushtetuese, duke potencuar se gjatë negociatave me BE-në do të hapen çështje më të vështira lidhur me harmonizimin e Bashkimit Evropian, si për shembull me liberalizimin e tregut në fusha të ndryshme, qasja në tokën bujqësore, të cilët tani mund të duken çështje banale, mirëpo do të jenë çështje që do të prekin numër të madh të njerëzve edhe në sektorin privat edhe në sektorin publik gjatë negociatave.
Në intervistë Mariçiq foli edhe për ratifikimin e mëparshëm të Marrëveshjes FRONTEKS dhe sa është e rëndësishme për euro-integrimet, duke theksuar se kjo ishte një nga kërkesat tona kyçe gjatë përcaktimit të propozimit Francez, si garanci se Bullgaria me të vërtet nuk ka problem me gjuhën maqedonase dhe nuk argumenton në përdorimin e saj në kuadër të Bashkimit Evropian.
“Kërkojmë FRONTEKS ë jetë dëshmi praktike se Bullgaria nuk do të pengojë përdorimin e gjuhës maqedonase në përdorim në Bashkimin Evropian. Apo në marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian, më tej kur do të jemi anëtarë. Nuk kishte mënyrë tjetër si të dëshmonim se nota e njëanshme e Bullgarisë nuk e obligon Bashkimin Evropian, përveç se me këtë hap konkret siç ishte FRONTEKS” tha Mariçiq.
Ai shtoi se Marrëveshja FRONTEKS është jashtëzakonisht i rëndësishëm në thelbin e saj, në përmbajtjen e saj, jo vetëm si akt i pranimit të Bullgarisë se gjuha maqedonase mund të përdoret në qarkullim në marrëdhëniet tona me BE-në edhe në kuadër të BE-së, por edhe për mbrojtjen e kufijve tanë drejt BE-së, por edhe të kufijve dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, si dhe hap rrugën për vazhdimin e integrimit në pjesën e Shengen zonës.
Në pyetjen për rrugën euro-integruese dhe procesin e skriningut Mariçiq tha se ne si vend që negocion për anëtarësim kemi status të veçantë dhe kemi mundësi të tjera për bashkëpunim me Bashkimin Evropian, të cilat nuk i kemi pasur para 19 korrikut 2022.
“Kemi mundësi të hyjmë në disa sisteme të bashkimit Evropian para se të bëhemi anëtarë, kemi mundësi provojmë edhe shtyrje në disa fusha. Tani jemi në fazën e fundit të negociatave aderuese, ku e dimë se do të zgjasin më shumë vite, sepse ka zgjatur për të gjitha vendet të cilat kanë aderuar pasi të jenë vendosur kriteret e “Kopenhagës”, theksoi Mariçiq duke shtuar se negociatat janë në fazë në të cilën dakordohen kushtet të cilat vendi ynë, shteti, do të aderojë deri në Bashkimin Evropian.