Lajme
18.2.2023 08:48
Sot në Mynih, në margjinat e Konferencës së Mynihut për siguri, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me delegacionin e kryesuar nga Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski mbajtën takim me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas, në të cilën u potencua se është e rëndësisë së veçantë tani Maqedonia e veriut të mbetet në rrugën evropiane, ndërkaq Qeveria të mbetet e përkushtuar në reforma.
Për Zëvendëskryeministrin dhe negociator kryesor me BE-në, Bojan Mariçiq, modeli i funksionimit të Estonisë dhe zhvillimi i saj janë shembull për Maqedoninë e Veriut në rrugë drejt BE-së, ndërkaq mbështetja dhe ndihma e Estonisë është e rëndësishme për ne arritjen e vlerave dhe standardeve evropiane.
Teksti integral nga publikimi i Zëvendëskryeministrit Mariçiq:
“Zhvillimi i Estonisë është shembull për Maqedoninë e Veriut në rrugë drejt BE-së.
Në Mynih, në margjinat e Konferencës së Mynihut për siguri, kishim takime edhe me kryeministren e Estonisë Kaja Kalas, e cila na tha se është e rëndësisë së veçantë tani Maqedonia e Veriut ta mbajmë në rrugën evropiane dhe të mbetemi të përkushtuar në reformat, nga të cilat në fund të procesit përfitojnë vendi dhe qytetarët.
Kemi marrëdhënie miqësore bilaterale me bashkëpunim të shkëlqyer që është në fokusin e euro-integrimeve, mbrojtjen dhe sigurinë.
Jemi mirënjohës për mbështetjen që Estonia e jep jo vetëm në aspiratat e Maqedonisë së Veriut, por edhe rajonit në përgjithësi, mbështetje që na çon më afër deri në sistemin evropian të vlerave.
Bashkëpunimi ynë dhe ekspertiza e Estonisë në fushën e transformimit digjital të shoqërisë tonë do të jetë në përfitim të madh, njësoj si në fushën e sundimit të së drejtës, që do të jetë sfidë kryesore për të gjitha vendet e rajonit që kanë aspirata të bëhen anëtar të BE-së”, shkruan në Fejsbuk profilin e tij Mariçiq.