29.8.2022 12:42
Maqedonia e Veriut kaloi procesin e (skriningut) mbledhjeve shpjeguese ne periudhe prej 2018-2019 për kapitullin e 33-të (kjo ishte para publikimit të metodologjisë së re). Për këtë periudhë Komisioni Evropian na prezantoi më shumë se 8000 akte të BE-së. Dhe në këtë ushtrim u përfshinë rreth 2000 nëpunës tanë shtetëror. Në bazë të kësaj përvoje, këtë herë do ta kemi më lehtë të përgatitemi për azhurnimin e legjislaturës së BE-së;
Pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare, pasojnë procese që do të përbëhen nga dy nën-faza edhe atë:
Azhurnimi i skriningut shpjegues në të cilën Komisioni Evropian do ta paraqes trupin e ri të BE aquis (legjislaturës) i cili në periudhën pas 2018/2019 u miratuar në BE dhe do të jep udhëzime më detajuar për atë se si do të vijojnë reformat në sferat të cilët për herë të parë formalisht përfshihen në negociata, funksionimin e institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike dhe përafërsisht 6 javë më vonë skriningu bilateral, në të cilën vendi duhet ta prezantoj shkallën e ligjeve të harmonizuar, dhe planet për harmonizim të mëtutjeshëm, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe nevojën për resurse njerëzore financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane. Në këtë fazë do të duhet ti identifikojmë edhe sferat/çështjet eventuale për të cilat mund të kërkonin periudha tranzicioni.
Kalendarin e mbledhjeve e përcakton Komisioni Evropian, në bazë të asaj që na u prezantua të martën, në takimin për hapjen e skriningut, si kalendar fillestar të KE-së (i cili mund të ketë edhe ndryshime të caktuara), mund të shihet një periudhe dinamike, duke pasur parasysh që procesi i prezantimit të legjislaturës së re fillon nga shtatori i këtij viti, kurse paralelisht në periudhë rreth 15 muaj do të vijojë edhe skriningu bilateral (respektivisht Komisioni Evropian planifikon që ky proces të përfundojë deri në nëntor të vitit 2023).
*Duhet të theksohet se kalendar përfundimtar të aktiviteteve do të marrim par përfundimit të pushimeve vjetore kur do të bëhet konsultimi me të gjitha Drejtoritë e përgjithshme dhe kur do të shqyrtohet kalendari i ditëve jo pune në MQ/SHQ/EK që mos të ketë përputhje.
Gjithsesi, në gjithë këtë periudhë do të ketë komunikim intensiv mes administratës tonë dhe shërbimeve të Komisionit Evropian kur do të shkëmbehen informacionet shtesë, raportet, statuset e realizuara etj., të cilët do ti mundësojnë Komisionit që të ketë një pasqyrim më preciz dhe më të qartë që e njëjta në mënyrë të përshtatshme të reflektohet në Raportin e skriningut bilateral.
Në bazë të njoftimit – skriningu i parë Raporti për Klasterin Vlerat themelore e presim në tremujorin e parë të vitit 2023.
Ashtu siç edhe përmenda, pas metodologjisë së re, skriningu fillon me Klasterin Vlerat themelore, i cili i pari hapet, dhe i fundit mbyllet që faktikisht edhe do të tregojë dinamikën e procesit negociues në përgjithësi.
Ky klaster përfshin pesë kapituj edhe atë kapitujt lidhur me sundimin e së drejtës – 3.23 Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe 3.24 Drejtësia, liria dhe siguria, si dhe 3.05 Prokurimet publike, 3.18 Statistika dhe 3.32 Kontrolli financiar. Në klaster janë edhe fushat e reja qe janë pjesë e procesit negociues – funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike dhe kriteret ekonomike, mes institucioneve kyçe të cilët duhet ti zbatojnë reformat janë: Ministria e drejtësisë, Ministria e punëve të brendshme, Ministria e financave, Ministria për shoqëri informatike dhe administratë etj., dhe gjithsesi Kuvendi.
Për këtë klaster duhet të përgatisim tre udhërrëfyes që duhet ta reflektojnë angazhimin politik për zbatimin e reformave kyçe strategjike përmes përcaktimit të qëllimeve afatshkurta dhe afatmesme, edhe atë:
Udhërrëfyes për sundimin e së drejtës (që do të jetë përcaktues për hapjen e Klasterit) që do ti përfshijë reformat në Kapitullin 3.23 Gjyqësori dhe të drejtat themelore dhe Kapitulli 3.23 Drejtësia, liria dhe siguria,
Udhërrëfyes për funksionimin e institucioneve demokratike (nuk ka përcaktues për hapjen e Klasterit) që duhet të përmbajë masa për përforcimin e menaxhimit demokratik të të gjitha niveleve edhe atë lidhur me punën e Kuvendit, procesit zgjedhor dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike,
Udhërrëfyes për reformë në administratë publike (që do të jetë edhe përcaktues për hapjen e Klasterit) që duhet të fokusohet në ndërtimin e administratës profesionale në shërbim të qytetarëve dhe përforcimit të kapaciteteve administrative për zbatimin e ligjeve dhe politikave që janë të harmonizuar me standarde evropiane.
Na u njoftua se së shpejti nga Komisioni Evropian do të marrim udhëzime (guidance) për atë se si duhet këto dokumente të përgatiten – duke u nisur na nevoja të jenë më të thjeshta, strategjike dhe konkrete.
Kriteret ekonomike do të ndiqen përmes Programit për reforma ekonomike. Në bazë të rezultatit të skriningut bilateral, mund të definohen edhe përcaktues për disa nga klasterët tjerë në Klasterin Vlerat themelore (Kapitulli 3.05 prokurimet publike, 3.18 statistika dhe 3.32 kontrolli financiar).
Në mënyrë shtese, në kuadër të Udhërrëfyesit për sundimin e së drejtës – do të duhet të përgatitet edhe Plani Aksionar për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtareve të pakicave dhe komuniteteve me masa për jo-diskriminim, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe arsimi.