Qendra për Trajnim e SÇE
Sekretariati për çështje evropiane, në përputhje me angazhimin për forcimin e kapaciteteve institucionale në procesin e integrimit evropian në vazhdimësi siguron forcimin e institucioneve shtetërore dhe përmirësimin e administratës shtetërore në drejtim të realizimit efikas të reformave për anëtarësim në BE.
Në mbështetje të punës shumëvjeçare në drejtim të përforcimit të kapaciteteve administrative në procesin e kuptimit më të mirë të Bashkimit Evropian, politikave të saj, kornizës ligjore, funksionimit, si dhe instrumenteve të saj në qershor të vitit 2011 u themelua dhe u promovua Qendra për Trajnim e SÇE-së. Në shkurt të vitit 2012 u vendos në funksion të plotë.
Qendra për trajnim për shfrytëzimin e fondeve evropiane dhe të ndihmave të tjera të huaja (Qendra për Trajnim) është njësi në kuadër të Sektorit për koordinim të fondeve Evropiane dhe ndihmave të tjera të huaja dhe është pjesë e NIPAK strukturës së akredituar.
Qendra për trajnim për shfrytëzimin e fondeve evropiane dhe ndihmave të tjera të huaja (Qendra për Trajnim) link (tc.sep.gov.mk) e Sekretariatit për Çështje Evropiane përgatit dhe realizon Analizë të nevojave për trajnim (Training Needs Assessment, Individual Training Plan), plane për trajnime (Plani operativ i QT), disponon me grup të ekspertëve-trajnues nga administrata shtetërore, menaxhon me bazën e të dhënave për nevojat e identifikuara, për trajnimet e planifikuara dhe ato të realizuara, respektivisht me procesin e aderimit drejt BE.
Lloji i trajnimit për nëpunësit shtetëror në raport me procesin e integrimit në BE përcaktohet në përputhshmëri me nevojat e shprehura në formularin e përkatës (të vendoset TNA formulari dhe ITP formulari).
Trajnimet dizajnohen dhe koordinohen në bashkëpunim me institucionet vendore dhe me donatorë ndërkombëtar. Lidhur me bashkëpunimin bilateral të Qendra për Trajnim të SÇE ka qasje aktive ndaj partnerëve bilateral.
Qendra për trajnim e SÇE disponon me hapësirat e saj qw nga qershori i vitit 2011 të vendosura në objekt para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, hapësira për zhvillimin e trajnimeve, punëtori kompjuterike, bibliotekë dhe mjete të përshtatshme.
Për më shumë informacione në lidhje me aktivitetet e Qendrës për Trajnim të SÇE-së klikoni këtu Qendra për Trajnim e SÇE