Të dhëna të përgjithshme
Republika Federale e Gjermanisë, realizon bashkëpunimin zhvillimor që nga viti 1952. Ky bashkëpunim në tërësi i është përkushtruar rritjes dhe efikasitetit të politikës zhvillimore. Kjo politikë realizohet nëpërmjet punës dhe aktiviteteve, me qëllim të arritjes së objektivave paraprakisht të parashtruara, sipas të së ashtuquajturës Deklaratë të Mileniumit, Konsensusit të Monterej-it dhe planit për implementimin e Samitit të Johanesburg-ut .
Bashkëpunimi zhvillimor gjerman është strukturuar sipas niveleve të ndryshme. Krahas qasjes direkte tek partnerët shtetërorë, Gjermania si shtet anëtar i Bashkimit Evropian, është mjaftë aktive në disa organe të rëndësishme evropiane të BE-së.
Ajo është e kyçur në të gjitha fazat e implementimit të bashkëpunimit zhvillimor të Bashkimit Evropian. Falë anëtarësisë së saj në shumë organizata ndërkombëtare, si Kombet e Bashkuara, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, G8, Organizata Tregtare Botërore, Marrëveshja e Përgjithshme për Tregëti dhe Dogana, Bankat Rajonale për Zhvillim dhe shumë agjencione tjera, flet për rëndësinë dhe përvojën e Gjermanisë në drejtim të bashkëpunimit zhvillimor që si i tillë, reflektohet në nivel global.
Autorët
Bahkëpunimi zhvillimor bilateral dhe multilateral i Republikës Federale të Gjermanisë, qëndron nën kompetencat dhe urdhërin e Ministrisë Federale për bashkëpunim ekonomik zhvillimor dhe zhvillim të përgjthshëm të njohur me akronimin BMZ.
Organizatat ose trupat e autorizuar nga ana e Ministrisë së lartëpërmendur, për implementimin e bashkëpunimit zhvillimor janë si vijon:
Bashkëpunimi zhvillimor gjerman
Politika e bashkëpunimit zhvillimor e Republikës Federale të Gjermanisë, paraqet fushë të pavarur në suaza të politikës së jashtme të vendit.
Ajo udhëhiqet në bazë të katër parimeve themelore:
- Zvogëlimi i varfërisë në botë;
- Mbrojtja e ambientit jetësor;
- Ndërtimi i paqës dhe kultivimi i demokracisë;
- Promovimi i formave dhe strukturave të barabarta të globalizimit.
Programi aksional 2015, paraqet instrumentin themelor të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë drejtë implementimit të politikës zhvillimore. Kjo në fakt i vendos format dhe rregullat e financimit adekuat, për realizimin efektiv të kornizës së përgjithshme ndërkombëtare, që ka të bëjë edhe me aktivitetet zhvillimore momentale si dhe me ato të planifikuara për të ardhmen.
Në nivel vjetor, për bashkëpunim zhvillimor, Gjermania ndan shumë ekuivalente me 0,51 % të të ardhurave nacionale bruto (BAN shq*). Kjo shumë ka filluar të implementohet që nga viti 2010 dhe si trend me 0.7.% të mjeteve do të vazhdojë deri në vitin 2015. Kjo është në pajtim me planin e Bashkimit Evropian për rritjen e vazhdueshme të ndihmës zyrtare për zhvillim.
Instrumentet themelor për planifikim dhe menaxhim të bashkëpunimit zhvillimor gjerman, janë të natyrës strategjike me karakter rajonal, duke llogaritur këtu edhe strategji të tjera të posaçme për vende të caktuara. Bashkëpunimi direkt zhvillimor midis Gjermanisë dhe partnerëve të saj, nënkupton instrumentet si bashkëpunim financiar dhe teknik, etj. Ekzistojnë gjithshtu edhe fusha të tjera të ndryshme të aktiviteteve duke filluar nga angazhimi i ekspertëve të ndryshëm, deri tek zhvillimi i shërbimeve vullnetare, sigurimi i trajnimeve për menaxherë dhe ekspertë nga vendet partnere.
Bahkëpunimi zhvillimor ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, filloi në vitin 1992. Çdo të dytin vit, në pajtim me negociatat bilaterale qeveritare, në këtë drejtim nënshkruhet protokoll për bashkëpunim. Protokolli i fundit është nënshkruar me datë 14 tetor 2009. Republika Federale e Gjermanisë paraqet njërin ndër partnerët bilateral më të rëndësishëm zhvillimor të Republikës së Maqedonisë. Bashkëpunimi zhvillimor bilateral me Republikën e Maqedonisë është orientuar drejtë fushave themelore të interesit për vendin, si:
1. Furnizimi me ujë, nxjerrja e ujrave të zeza dhe mbrojtja e natyrës dhe rrethit ekologjik,
2. Demokracia dhe shoqëria qytetare,
3. Zhvillim i qëndrueshëm ekonomik.
Përveç bashkëpunimit zhvillimor bilateral, ekzistojnë edhe instrumente të tjera të bashkëpunimit, siç janë projektet e ndryshme me karakter rajonal: Fondet e hapura rajonale për Evropën Jug-Lindore (fondet për tregëti të jashtme, fondet për modernizimin e shërbimeve komunale, reformat ligjore dhe shërbimet e tyre, efikasiteti energjetik, etj). Në këtë grup përfshihen edhe programet ndërkombëtare për ndërtimin e kapaciteteve të mbështetura nga InWent; ekspertë të integruar nga CIM që veprojnë në disa institucione; SES – Shërbimi i Ekspertëve Seniorë. Këtu përfshihet edhe arsimimi ose edukimi socio-politik që zakonisht realizohet nëpërmjet të fondacioneve si Friedrich Ebert, Konrad Adenauer dhe Friedrich Naumann; pastaj programe tematike në fushën e furnizimit me ujë, ndryshimet klimaterike dhe lufta kundër tregëtisë me njerëz.
Në përputhshmëri me negociatat e fundit bilterale të qeverisë, bashkëpunimi zhvillimor me Republikën e Maqedonisë, në cilësi të shtetit kandidat për hyrje në BE, do të zvogëlohet dhe orientohet drejt programeve të ashtuquajtura parapërgatitore për hyrje në Bashkimin Evropian. Vendi do të vazhdojë të merr pjesë në programet tematike rajonale të cilat finansohen nga ana e Ministrisë Federale për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, si dhe të ketë përkrahje nga ana e Ministirve të tjera federale.
Për informata më të detajuara lidhur me projektet e përmbyllura dhe ato në vijim, mund të informoheni në faqen vijuese: www.sep.gov.mk/cdad
Personat për kontakt pranë SÇE-së:
Sofçe Zafirovska
Udhëheqëse e Sektorit për ndihmë bilaterale dhe multilaterale
e-mail: sofce.zafirovska@sep.gov.mk
Tel: (02) 3200 243